Afera e inceneratorëve, Jorida Tabaku flet pas takimit me kreun e SPAK: Për çfarë diskutuam

schedule09:39 – 21 Shkurt, 2022

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka zhvilluar ditën e sotme në takim me kreun e SPAK, Arben Krajën.

Pas këtij takimi disa minutësh, zonja Tabaku ka folur për mediat duke theksuar se mbështet plotësisht hetimet e SPAK dhe se takim me Krajën është kërkuar nga vetë ajo. Sipas Tabakut, deri më sot nuk ka asnjë mbivendosje të punës së komisionit hetimor dhe nuk ka asnjë cenim të SPAK në këtë hetim.

“Ne do të bëjmë atë për të cilën parlamenti na ka mandatuar, për të sjellë këtu dokumentet zyrtare që janë pjesë e hetimit. Të tjera do duhet t’i luajë SPAK. Ju siguroj se deri më sot nuk ka asnjë mbivendosje të punës së komisionit hetimor, nuk ka asnjë cenim të punës sonë, përkundrazi po e mbështesim SPAK, duke bërë provat transparente. E sigurova SPAK se do të vendosim në dispozicion dokumentet. Takimi u kërkua nga unë”, tha Tabaku.

Kujtojmë se takimi Tabaku-Kraja, vjen një ditë pasi, kreu i PD-së, Lulzim Basha i kërkoi SPAK që të përshpejtojnë ritmin e të proceduarve penal për aferën e inceneratorëve.

Gjithashtu kryedemokrati i bëri thirrje Ramës që të mos i bëjë presion SPAK dhe ta lërë të qetë të hetojë këtë aferë ku sipas tij janë përfshirë deputetë dhe ministra të PS.

Story i mëparshëm

ShSKUK: 91 pacientë në oksigjenoterapi

Story i radhës

Botohet libri i deputetit të luftës nga Kumanova, Hisni Shaqiri

Të fundit nga

Drita i shkon Malishevës

Në fundjavë rikthehet Superliga, vëmendja në Malishevë Këtë fundjavë do të rikthehet Superliga e Kosovës në