Afër Varshavës hapet pishina më e thellë në botë: Shihni si duket Deepspot-i mbresëlënës

Pishina më e thellë në botë me rënie prej 45.5 metra, e destinuar për zhytësit, u hap këtë fundjavë jo shumë larg Varshavës. Quhet ‘Deepspot’ dhe është plot me imitime të shpellave nënujore dhe rrënojave të Majave, dhe gjithashtu ka një gërmadhë më të vogël të destinuar për eksplorim.

Pishina është e mbushur me 8000 metra kub ujë, që është njëzet herë më shumë se vëllimi i një pishine standarde të gjatë 25 metra.

Image

Ndryshe nga pishinat e zakonshme, Deepspot mund të pranojë klientë gjatë pandemisë Covid-19, sepse përfshihet në kategorinë e një qendre zhytjeje, ku mbahen kurse zhytjeje.

Ka gjithashtu plane për të ndërtuar një hotel, dhomat e të cilit do të ofrojnë pamje të brendshme të pishinës dhe zhytësve. “Kjo është pishina më e thellë në botë”, tha me krenari për AFP-në drejtori i Deepspot-it, Michal Braszczynski, 47, pas hapjes së madhe të së shtunës.

Image

Rekordin e mëparshëm, të regjistruar në librin e rekordeve të Guinnessit, e mbante pishina Montegrotto Terme në Itali, rënia vertikale e së cilës ishte 42 metra.

Por, duket se pishina polake së shpejti do të bjerë në vendin e dytë pasi Britania e Madhe planifikon të vërë në punë pishinë ‘Blue Abyss’ vitin e ardhshëm, e cila do të jetë 50 metra e thellë.

Image

“Megjithëse këtu nuk ka peshq të bukur ose shkëmbinj nënujorë koralesh, ky është një vend vërtet i mirë për t’u stërvitur dhe përgatitur për një zhytje në detin ose oqeanin e vërtetë”, komentoi Przemyslaw Kacprzak, një instruktor 39-vjeçar i zhytjes.

Image

Pishina do të përdoret nga zjarrfikësit dhe ushtria, dhe pajisjet e ndryshme do të testohen në të.

Ndërtimi i Deepspot zgjati dy vjet, kushtoi rreth 8.9 milionë euro dhe rreth 5,000 m3 beton u përdorën në të.

Ngjarja paraprake

Milan ka frikë, lëndohet Ibrahimovic

Ngjarja e ardhëshme

Parashikimi i motit, Hakil Osmani: Mot i qëndrueshëm dhe rritje temperaturash

të fundit nga