Afati dimëror kalimtar i transferimeve është shumë afër

Afati dimëror kalimtar i transferimeve është shumë afër, dhe spekulimet e shumta mbi lojtarë që mund të jenë pranë transferimeve tek klube të tjera nuk kanë të ndalur.

Emra të njohur si Dele Alli, Christian Eriksen, Isco, Costa e Divock Origi mund të ndërrojnë ambiente që nga fillimi i janarit, respektivisht me datën 1 janar.

Mposhtë mund të gjeni disa nga spekulimet më interesante të ditë së sotme

Arsenal janë duke e përgatitur një ofertë në formë huazimi për gjashtë muaj, për yllin e Real Madridit Isco, pasi që është në krye të listës tek “Topçinjtë” për tu transferuar në “Emirates”. Skuadra e Mikel Artetas për shërbimet e Iscos, është në garë së bashku me Sevillan, raporton “Diario AS”.

Tottenham mund të humb disa nga lojtarët kryesor të skuadrës, kur Mauricio Pochettino emërohet si trajner i Paris Saint-Germain, raporton “Eurosport”. Delle Alli ka qenë synim i PSG për një kohë të gjatë, por Pochettino mund të transferojë në Paris emrat si Serge Aurier, Hugo Lloris dhe Harry Winks.

Tottenham Hotspur janë të gatshëm që të transferojnë yllin e RB Leipzig Marcel Sabitzer, i cili ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij aktuale. “Bild” raporton se drejtori sportiv i RB Leipzig Markus Krosche, e pranoi se Jose Mourinho është i interesuar për mesfushorin.

Saga e gjatë rreth mesfushorit të Liverpoolit Georginio Wijnaldum pritet të përfundoj këtë javë, ku thuhet se është i gatshëm që të vazhdojë të ardhmen e tij në “Anfield Road” me Liverpoolin, dhe se nuk do të dëgjojë për ofertat nga Barcelona.

“Liverpool Echo” raporton se familja e mesfushorit janë ambientuar shkëlqyeshëm në Merseyside, dhe Wijnaldum do të nënshkruajë kontratën e re që do t’i ofrohet nga krerët e Liverpoolit.

Ngjarja paraprake

Turqia do të mbyllë disa rrugë dhe sheshe si pjesë e masave kundër COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Francezët skeptikë për vaksinat, qytetarët dyshojnë te efektet anësore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian