“Aeroporti i Erbilit shënjestrohet nga një dron”

Aeroporti Ndërkombëtar i Erbilit në Irakun verior u godit nga një dron i ngarkuar me eksplozivë, bëri të ditur Administrata Rajonale Kurde (ARK), transmeton Anadolu Agency (AA).

Shënjestër e sulmit ishte pjesa ushtarake e aeroportit ku janë vendosur forcat e koalicionit të drejtuara nga SHBA-ja, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

Nuk është raportuar për asnjë viktimë, megjithëse një depo pësoi dëme, shtohet në deklaratë.

Zyrtarët e sigurimit të ARK-së përmes një deklaratë thanë se aeroporti u godit nga të paktën një raketë.

Një shpërthim u dëgjua gjithashtu pranë zonës, ndërkohë kanë filluar hetimet rreth incidentit, bëri të ditur ministria.

“Sulmi kërcënon interesat kombëtare të Irakut në nivelin më të lartë”

Presidenti i ARK-së, Nechirvan Barzani, dënoi sulmin në një postim në Twitter.

Ai theksoi se sulmi në aeroport dhe sulmi me raketa në bazën ushtarake Bashiqa në Irakun verior do të shkaktojë rritjen e tensioneve dhe paqëndrueshmërinë në vend dhe mund të kërcënojë interesat kombëtare të Irakut në nivelin më të lartë.

Barzani gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërkombëtar për të luftuar grupet që qëndrojnë pas sulmeve të tilla.

Duke dënuar sulmin në bazën ushtarake Bashiqa, Aydin Maruf, ministri i ARK-së përgjegjës për grupet etnike dhe fetare, i cili është gjithashtu anëtar i komitetit ekzekutiv të Frontit Turkmen Irakian, shprehu ngushëllimet e tij për ushtarin turk i cili u martirizua në incident.

Duke theksuar se sulmet e fundit shihen si një kërcënim i qartë për rajonin, Maruf shtoi se grupet e paligjshme që i kryejnë sulme kishin si shënjestër Erbilin, sigurinë dhe stabilitetin politik të rajonit.



. .

Ngjarja paraprake

Cilat shenja janë dorështrënguara dhe cilat adhurojnë jetën në luks?

Ngjarja e ardhëshme

Incidenti në Natanz komplikon diplomacinë bërthamore me Iranin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian