Aeroporti gjerman përgatitet të transportojë miliona vaksina Covid

Pasi që një varg vaksinash Covid-19 janë pranë aprovimit, stafi i Aeroportit të Frankfurtit po përgatitet për të trajtuar sfidën e paparë logjistike të transportimit të miliona dozave të shpëtimit të jetës në të gjithë botën, shkruan thelocal.de.

Frankfurti është qendra më e madhe e Evropës për transportimin e mallrave farmaceutikë dhe do të jetë thelbësore për suksesin e inokulimit të miliona njerëzve kundër koronavirusit.

“Stresi po rritet tani që po hyjmë në fazën ‘e nxehtë’”, i tha AFP Karin Krestan, drejtoresha e operacioneve të Lufthansa Cargo gjatë një turneu në terminalin e kontrolluar nga “Cargo Cool Center”.

Krestan, e cila përdor aftësitë e saj si një ish-infermiere, është e sigurt që ekipi i saj është i gatshëm për detyrën.

“Proceset janë krijuar, ne jemi shumë të sigurt dhe ndihemi të përgatitur mirë,” tha ajo.

Ngjarja paraprake

Lojë fjalësh mes Lampard dhe Mourinhos rreth çështjes së titullit kampion në Angli

Ngjarja e ardhëshme

Pas shërimit nga Covid-19, Thomas Strakosha u çon prindërve në Athinë të dashurën modele: Zemra ime u kyç!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian