Aeroplani sportiv rrëzohet mbi makinën në lëvizje, humbin jetën nënë e bir

Një aksident tragjik ka ndodhur në Florida të SHBA-së ku një aeroplan i vogël sportiv teksa po tentonte të zbriste në tokë, është përplasur me një automjet.  

Për pasojë, kanë humbur jetën nënë e bir në Florida të SHBA të cilët ishin në aeroplan, ndërsa drejtuesja e makinës është plagosur rëndë.

Nuk dihet nëse avioni ishte ngritur në ajër nga aeroporti North Pery në qytetin Pembroke Pines.

Për arsye të panjohura u rrëzua duke u përplasur në asfalt dhe me pjesën e pasme të veturës – ku si pasojë ka ardhur dhe një shpërthim.

Rrëzimin e aeroplanit po e heton edhe Këshilli Kombëtar për Transport dhe Trafik Ajror.

Ngjarja paraprake

Veliaj: Kreditë e buta, standard që duan ta ndjekin edhe bashkitë e tjera

Ngjarja e ardhëshme

Vdekja e 7-vjeçarit në Gostivar, Prokuroria: Fëmija ka qenë i lidhur me zinxhirë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian