Aeroplani luftarak rus Su-24 aksidentohet gjatë transportit në autostradë

Të martën me 6 tetor, në autostradën e rajonit rus të Primorsky, kishte ndodhur një aksident ku ishte i përfshirë aeroplani luftarak rus Su-24. Kështu bëjnë të ditur mediat dhe rrjetet sociale.

Aeroplani Su-24 besohet që kishte probleme teknike dhe ishte duke u transportuar nga një kamion në një nga bazat ruse, ku bëhet servisimi i aeroplanëve luftarak rusë. Për shkak të mungesës të transportuesve adekuat për bartje të aeroplanëve luftarak, rastet kur në rrugët e Rusisë shihen aeroplan luftarak, duke u bartur ose duke u tërhequr janë të shpeshta.

Për ilustrim sjellim foton që ishte bërë virale në nëntor të vitit të kaluar, kur aeroplani luftarak rus Su-34, shihet duke u tërhequr në autostradë nga një kamion ushtarak.

Këto foto më së miri tregojnë “madhështinë” e venitur të fuqisë ushtarake ruse, e cila fuqi shfrytëzon propagandën që përmes mediave dhe rrjeteve sociale, të paraqes veten si një nga forcat kryesore ushtarake botërore.

Ngjarja paraprake

ASH dhe Alterantiva në një vijë me LEVICËN, votuan përmbajtur për masën uikend pa TVSH

Ngjarja e ardhëshme

Nuk zbatohet protokolli, 500 veta në ceremoninë mortore të dy të vdekurve nga Covid

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian