adriana matoshi une nuk di te bej politike di te ndihmoj njerez dhe te degjoj ankesat e kerkesat e tyre 62fb6a1fb1b00

Adriana Matoshi: Unë nuk di të bëj politikë, di të ndihmoj njerëz dhe të dëgjoj ankesat e kërkesat e tyre

August 16, 2022
1 minut lexim

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës ‘Class’.

Me këtë rast ka dhënë një intervistë, ku ka folur më shumë për jetën, karrierën dhe tashmë për hyrjen në politikë.

Ajo është pyetur se për cilën arsye do ta linte pas karrierën dhe politikën, duke thënë për një shtëpi në mal, për natyrën apo për një qetësi.

Më pas, nëna e katër fëmijëve është pyetur nëse ka menduar ta lë politikën ndonjë ditë.

“Unë nuk di të bëj politikë. Unë di të ndihmoj njerëz, të dëgjoj ankesat dhe kërkesat e tyre. Pastaj, insistoj për ato gjëra, por nuk është që nuk kam bërë asgjë. Jam shumë e fokusuar tek dhuna në familje, tek fëmijët e sëmurë, tek komuniteti artistik, por mos u habitni që jam e re në këtë rreth”, ka thënë 42-vjeçarja.

“Fillimisht, më është dashur t’i mësoj disa terma që nuk i kam ditur e dalëngadalë kam bërë edhe punë të mira. Për momentin nuk kam menduar ta lë, të ardhmen nuk e di, aty vendos populli”, vazhdoi më tej biondja.

Adriana kohëve të fundit ka qenë më e komentuar edhe për shkak të stilit dhe paraqitjeve në Kuvend.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

tuchel pranon se ky lojtar mund te largohet nga chelsea 62fb69a794f8e
Story i mëparshëm

Tuchel pranon se ky lojtar mund të largohet nga Chelsea

permbytje ne afganistan 29 viktima ne lindje te vendit 62fb6a289b547
Story i radhës

Përmbytje në Afganistan, 29 viktima në lindje të vendit

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë
ShkoLartë