Adoleshenti shqiptar nënshkruan kontratë profesionale me klubin e Premierligës

Adrion Pajaziti ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin anglez Fulham, e cila do ta mbajë atë në klub deri në verën e vitit 2022.

Mesfushori shqiptar i lindur në Angli, është rritur në akademinë e klubit nga Premierliga dhe momentalisht luan për ekipin U18 dhe U23 të Fulhamit.

17-vjeçari i bëri tri paraqitje për ekipin U23 të Fulhamit këtë sezon, ndërsa e ka një gol për ekipin U18.

Pajaziti është shprehur i lumtur që ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin nga elita e futbollit anglez.

“Jam shumë i lumtur. Jam pjesë e Fulhamit që shtatë vjet, pra kam kaluar nëpër grupmosha të ndryshme dhe jam i lumtur që tani kam nënshkruar kontratë profesionale. Kjo tregon se unë po përparoj mirë si lojtar dhe klubi ka besim në mua”, tha Pajaziti.

17-vjeçari, i cili e ka përfaqësuar Shqipërinë për ekipin kombëtar U19 në dy ndeshje vitin e kaluar, shpreson se do të luajë më shpesh për ekipin U23 të Fulhamit.

 “Do të doja të luaja më shpesh për ekipin U23 dhe të jem titullar.”

Ngjarja paraprake

Fifi thotë se preferon të fle lakuriq

Ngjarja e ardhëshme

Fillojnë punimet në riparimin e lapidarëve të dëshmorëve në Astrazup, Dragobil dhe Balincë

të fundit nga