Adoleshenti Britanik që drejtonte grupin e hakerëve Lapsus$, një milioner i krimit kibernetik

Një 16 vjeçar nga Oksfordi është akuzuar si një prej liderëve të grupit të krimit kibernetik Lapsus$. Adoleshenti kishte grumbulluar një pasuri prej 14 milionë dollarësh duke hakuar dhe u zbulua nga hakerë rivalë.

Policia e Londrës tha se kishte arrestuar 7 adoleshentë por nuk tha nëse 16 vjeçari është pjesë e tyre.

Me pseudonimin “White” ose “Breachbase” adoleshenti i cili ka autizëm mendohet të jetë pas grupit famëkeq të hakerëve Lapsus$.

Është një grup i ri por që mori vëmendje të madhe pas disa sulmeve kibernetike ndaj kompanive madhore si Microsoft.

Babai i djaloshit tha se nuk kishte pasur dijeni fare dhe se mendonte që djali i tij luante video lojëra. “Ne jemi përpjekur në mënyrë të vazhdueshme që të mos qëndrojë me orë të tëra para kompjuterit,” tha Ai.

Grupi Lapsus$ operon një kanal në Telegram me 47 mijë ndjekës. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Erdogan kërkon “tërheqje me nder” nga Putini

Story i radhës

Filantropi Lazim Destani: Bizneset e Diasporës kanë shumë arsye për të zhvilluar ekonominë e vendit

Të fundit nga