Administrata e gjyqësorit e revoltuar se pse nuk është përfshirë në listën për vaksinim

Shoqata e administratës së gjyqësorit, ka reaguar sot ndaj listës për vaksinim kundër Covid-19 në gjykatat e Maqedonisë së Veriut.

Kërkojnë t’u tregohet se në bazë të cilit kriter, Këshilli Gjyqësor ka vendosur që ata të mos jenë në listën prioritare për vaksinim.

Vlerësojnë, se nëpunësit gjyqësor punojnë në kushte ku nuk mund të sigurohet distanca minimale për mbrojtje nga Covid-19 dhe pyesin, se pse gjatë përpilimit të listës, nuk është kërkuar numri i të infektuarve të administratorëve gjyqësore.

“Pse Këshill Gjyqësor nuk kërkoi informacion për numrin e të infektuarve, nëpunësve gjyqësor nga Covid-19 gjatë muajve paraprak, që i karakterizon mosrespektimi i masave dhe rekomandimeve nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit për sëmundje ngjitëse në numrin më të madh të gjykatave. A mundte që ai numër të jetë më i ulët, derisa me seriozitet menaxhohej puna në kushte të tilla pandemike? A ndjejnë në gjykata ndonjë përgjegjësi, që për dallim nga organet tjera shtetërore dhe njësitet e vetëqeverisjes lokale, në gjykata edhe më tej nëpunësit gjyqësor punojnë në zyra me më shumë kolegë të tyre, pa pasur mundësinë të mbajnë as minimumin e distancës, për çfarë në vazhdimësi rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të familjarëve. Ku është këtu drejtësia dhe barazia e cila duhet të jetë vlera themelore i çdo sistemi gjyqësor duke filluar nga “oborri i vetë”? Dhe jo vetëm qytetarët, me ndarje të tilla dhe kur është në pyetje shëndeti publik, besimi në gjyqësor gjatë kohë që e kanë humbur edhe të punësuarit në shërbimin gjyqësor”, thonë mes të tjerash nga Shoqata e administratës gjyqësore me kryetar Sasho Temellkovski, transmeton TV21.

Ngjarja paraprake

White ul gjakrat

Ngjarja e ardhëshme

Mbretëresha thyen traditën familjare, vendos që asnjë mbretëror të mos veshë uniformë ushtarake në funeralin e Princ Philipp

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian