Administrata Biden rrit sasinë e shpërndarjes së vaksinave për shtetet

Administrata e Presidentit Joe Biden njoftoi të martën se po merr masa për të zgjeruar qasjen në vaksinat anti-Covid-19, duke shpërndarë më shumë doza për shtetet dhe për të filluar shpërndarjen e tyre në farmacitë e vendit javën e ardhshme. Vendimi vjen mes një urgjence të re për të shpejtuar vaksinimet për të parandaluar përhapjen e varianteve potencialisht më serioze të virusit që deri më tani ka shkaktuar vdekjen e mbi 445,000 amerikanëve.

Duke filluar nga java e ardhshme, 1 milion doza do të shpërndahen direkt në rreth 6,500 farmaci në të gjithë vendin, tha Shtëpia e Bardhë. Administrata e Presidentit Biden do të rrisë gjithashtu me 500,000 sasinë e shpërndarjes javore të vaksinave për shtetet dhe territoret amerikane në javët e ardhshme. Ajo po lejon qeveritë shtetërore dhe lokale të marrin financime shtesë nga qeveria federale për të mbuluar shpenzimet e mëparshme që lidhen me pandeminë.

Koordinatori për pandeminë e koronavirusit Jeff Zients njoftoi vendimet e fundit në një telefonatë me guvernatorët e shteteve amerikane të martën në mëngjes dhe ofroi hollësi të mëtejshme për këto veprime në një konferencë shtypi pasdite.

Image

CVS Pharmacy store

Farmacitë janë bërë një shtyllë kryesore për vaksinat kundër gripit dhe kjo industri është e aftë të vaksinojë dhjetëra miliona njerëz në muaj. “Kjo do të sigurojë më shumë mundësi për njerëzit që të vaksinohen në komunitetet e tyre”, tha zoti Zients.

“Ky është një hap kritik për t’i ofruar publikut vende të përshtatshme dhe të besueshme për t’u vaksinuar në komunitetet e tyre”, shtoi ai.

Numri i farmacive që do të marrin pjesë në këtë përpjekje dhe shpërndarja e vaksinave pritet të përshpejtohen ndërsa kompanitë shtojnë sasinë e tyre të prodhimit.

Shtëpia e Bardhë tha se qëllimi përfundimtar është shpërndarja e vaksinave nëpër më shumë se 40,000 farmaci në të gjithë vendin. Qeveritë shtetërore dhe lokale do të përcaktojnë se kush kualifikohet për të bërë vaksinën në farmacitë e lagjeve të tyre. Disponueshmëria do të jetë e kufizuar në fillim, por pritet të shtohet në javët dhe muajt pasues.

Ngjarja paraprake

Vrasja nga serbët e Elezit Isufit bashkë me të nipin, pas tradhtisë së shqiptarëve

Ngjarja e ardhëshme

Riinfektimi me Covid-19 dhe variantet e reja, Tomini tregon rastet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian