Adili nëpërmjet Akademisë së futbollit synon Evropën 

Djaloshi i talentuar Destan Adili dal ngadalë po e realizon ëndrrën e tij që një ditë të paraqitet për një ekip evropian dhe për ta arritur këtë synim duhet shumë punë por edhe shkollim profesional. Ai këto dy veti të fundit po i realizon sepse fundmi është pranuar edhe në Akademinë e futbollit të Maqedonisë së veriut në Shkup ku tani me ka filluar mësimet e rregullta ku edhe beson se shkollimi do ti ndihmoj shumë në karrierën e tij. 15 vjeçari ne kryeqytet është pritur shumë mirë dhe beson se shume shpejt do te duhet të nderoj edhe ngjyrat e klubit. Ndryshe, Adili me prejardhje është nga fshati Arangel i Kërçovës dhe me futboll ka filluar të merret qysh nga mosha 9 vjeçare. Synim i tij është që një dit të prezantoj kombin në arenat ndërkombëtare duke fituar shumë tituj. 

Na thuaj diçka për karrierën e juaj nga fillimi deri tani?
Adili:
Nga fëmijëria kam qen shumë i lëvizshëm ndërkohë që shumë më ka pëlqyer topi dhe në moshën 9 vjeçare vendosëm së bashku me prindin të regjistrohemi në klubin e futbollit “Vëllazërimi” nga Kërçova. Ne ekip u prita shumë mirë si nga stafi ashtu edhe nga trajneri i cili menjëherë vërejti se diçka po fshihet në këmbët e mija dhe ashtu dal ngadalë filluam ti mësojmë teknikat e futbollit dhe pas një kohe të shkurtë menjëherë u angazhova në një ndeshje zyrtare ku edhe tregova ndeshje te bukur. Preferoj te luaj zakonisht sulmuesin e djathtë por nuk e kam problem nëse nga trajneri angazhohem edhe në pozita tjera. 

Pse zgjodhët futbollin?
Adili:
Pasioni ndaj futbollit dhe lëvizjet e mija ndikuan shumë të zgjedh këtë sport edhe pse kam pas prirje edhe për sportet luftarake. Topi ishte ndjenje e veçan te nga sportet tjera por edhe dëshira e madhe për tu bërë futbollist.  

Tani jeni regjistruar ne Akademinë e futbollit ne Shkup, çfarë rëndësie ka kjo për ju?
Adili:
Vet regjistrimi në një institucion të tillë të futbollit në Maqedonine e veriut ndikon shumë në ndërtimin e karrierës sime si futbollist dhe mendoj se do të më ndihmoj shumë në të ardhmen për përvetësimin e pjesës tekniko taktike. Besoj shume se Akademia do të më ndihmojë shumë edhe për ngritjen e arsimimit tim që mendoj ta vazhdoj së bashku me futbollin.
 
Mendoni se shume shpejt do futeni edhe ne reprezentacionin e Maqedonisë?
Adili:
Të them drejtën vazhdimisht kam punuar maksimalisht për të arritur qëllimin dhe për tu futur në reprezentacionin e Maqedonisë por befasisht asnjëherë nuk mu dha rasti të depërtoj dhe arsyet as vet nuk i di. Mirëpo unë nuk do të dëshpërohem përkundrazi kjo më jep motivim edhe më të madh. Besoj shumë se me punë do të arrij shumë shpejt të futem në reprezentacion  ku edhe synoj shumë çmime.  

Pasi jeni tani ne Shkup do te ndryshoni ngjyrat e klubit?
Adili:
Të them drejtë kam disa oferta mirëpo do ti shqyrtoj të njëjtat dhe më pas do vendosi.

Planet e juaja ne te ardhmen?
Adili: Planet e çdo futbollisti janë të luaj në një ekip të madh evropian dhe të njëjtat synime i kam edhe unë dhe normal të shënoj sa më shumë gola dhe të fitoj sa më shumë  çmime individuale dhe ekipore. 

Na tregoni momentin me te mire ne karriere dhe atë me dëshpërues?
Adili:
Momentet më të mira janë gjithnjë kur luaj mirë dhe shënoj gola, kurse dëshpërimet kur papritmas lëndohesh ku edhe do të duhesh të pushosh për një kohë. 

Sukseset individuale dhe me ekip?
Adili:
Kam disa çmime individuale por edhe ekipore nga Maqedonia dhe shpresoj te fitoj edhe me shume ne te ardhmen.  

Sa keni mbështetje nga familja dhe miqtë?
Adili:
Familja, posaçërisht prindi është ai që më mbështet gjithnjë dhe asnjëherë nuk më le vetëm dhe për këtë dua ti falënderoi publikisht, poashtu falënderoi edhe nipin Avni Mustafa qe poashtu më përkrah maksimalisht. Pa ata besoj se nuk do mund te arrija asgjë.  

Ekipi juaj ideal qe e keni ëndërr ne te ardhmen te paraqiteni ? 
Adili:
E mjaftueshme te jete ekip evropian dhe ëndrra do te plotësohej.

Futbollisti i preferuar i juaji?
Adili:
Futbollisti im i preferuar është Serge Gnabry sepse të dy luajmë në të njëjtën pozitë.

Ngjarja paraprake

Hakerët sulmojnë uebsajtin e presidentit Amerikan Trump

Ngjarja e ardhëshme

Mickoski kërkon që gratë shtatzëna të lirohen nga puna

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian