Ademi u prit nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë

Presidenti Agim Ademi ka vizituar sot komunën e Vushtrrisë, ku është pritur nga kryetari i ri i kësaj komune, Ferit Idrizi.

Në këtë takim morën pjesë edhe anëtari i KE të FFK-së, Xhelal Broja, anëtarët e kryesisë së FC “Vushtrria” dhe përfaqësuesit e grupit të tifozëve “Forca”.

Me këtë rast presidenti Ademi e përgëzoi z. Idrizi për zgjedhjen e tij në krye të kësaj komune, duke i shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit.

Gjatë këtij takimi Ademi e Idrizi u dakorduan që në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të themelimit të klubit të futbollit, së bashku të kryhen disa investime, të cilat do ta përmirësojnë infrastrukturën e terreneve sportive dhe të krijojnë kushte më të mira për talentet e futbollit në Vushtrri.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë shprehu falënderimin e tij ndaj kreut të FFK-së për bashkëpunim dhe i uroi suksese në punën e tij të mëtejme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Debati ashpër mes Donald Veshaj dhe Einxhel Shkirës, aktori i përmend sherrin me Oriolen dhe Kejvinën!

Story i radhës

Gjorçev: T’u besojmë historianëve, ata kanë të drejtë t’i mbrojnë qëndrimet tona

Të fundit nga