Ademi: Për çfarëdolloj ndryshimi apo plotësimi të Kodit zgjedhor nevojitet konsensus ndëretnik dhe ndërpartiak

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi duke folur mbi diskutimet e fundit që po bëhen mbi ndryshimin e kodit zgjedhor thekson se si parti janë të hapur për diskutime, kanë marrë pjesë në grupet punuese dhe se për të gjitha ndryshimet nevojitet konsensus.

BDI gjithmonë ka marrë pjesë në diskutimet për çështje të cilat të gjithëve na tangojnë, gjithmonë kemi paraqitur qëndrimin tonë edhe për sa i përket ligjeve të rëndësishme e çështjeve të rëndësishme pra siç është dhe Kodi zgjedhor, kemi marrë pjesë në të gjitha grupet punuese ku kemi thënë hapur se për çfarëdolloj ndryshimi apo plotësimi të Kodit zgjedhor, për vullnetin e qytetarëve nevojitet konsensus ndëretnik dhe ndërpartiak, ka theksuar Ademi.

Më tej, ai shton se kodi aktual zgjedhor me 6 njësi pasqyron më së miri strukturën heterogjene të shoqërisë.

Andaj sigurisht se jemi të hapur të bisedojmë dhe diskutojmë por megjithartë duhet pasur parasysh që vullneti i qytetarëve duhet të reflektojë që një votë e një qytetari të jetë e barazvlefshme me një votë të një qytetari tjetër dhe në mënyrën më të mirë të mundëshme të pasqyrohet struktura heterogjene e shoqërisë tonë. Prandaj në më tepër raste e situata kemi përsëritur se Kodi zgjedhor për zgjedhjet parlamentare me 6 njësi zgjedhore deri më tani në mënyrë të mirë ka përfaqësuar vullnetin e qytetarëve dhe se ne sigurisht që do të jemi të hapur të diskutojmë dhe dëgjojmë argumentet por do paraqesim dhe qëndrimin tonë se duhet konsensus ndëretnik dhe ndërpartiak, sqaron më tej Ademi.

https://www.facebook.com/watch/?v=730509404653459

Story i mëparshëm

Pas 21 vitesh Apple vendos të braktisë produktin që revolucionarizoi të dëgjuarit e muzikës

Story i radhës

VOA: Akuza të reja ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë

Të fundit nga