Ademi: Dinamo nuk është vetëm Orshiq 

Dinamo e Zagrebit (të enjten mbrëma, 21.00) do të përballet me Sevillën në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjua” në Sevilla.

Dinamovitët janë para një sprove të madhe në ndeshjen e parë të 16-ës së finales së Europa League në futboll.    

Në vitin 2016, Dinamo humbi nga Sevilla në Spanjë me rezultat 0:4. Por më pas të kaltrit mbeten pa kapitenin e tyre Arijan Ademi i cili ishte pezulluar.

Mediat spanjolle shkruanin se Dinamo ishte vetëm Orshiq dhe Petkoviç, dhe se tani Dinamo është vetëm Orshiq.

“Dinamo ka ndryshuar shumë që nga atëherë, ka mësuar të luajë ndeshje të tilla. Jam i sigurt se mund të bëjmë gjëra të mëdha dhe të kthehemi në shtëpi me një rezultat të mirë.

Orshiç është top lojtar, Petkoviç është ndoshta më i miri me të cilin kam luajtur.

Dinamo ka një skuadër, ne kemi 25 lojtarë të mëdhenj dhe çdo herë dikush mund të kërcejë, një herë Orshiq, herë tjetër

Petkoviç dhe pastaj dikush i tretë… Mediat spanjolle kanë shkruar gabimisht, Dinamo nuk është vetëm Orshiq”, tha kapiteni i Dinamos Ademi.

“I kemi analizuar pak, por ndeshjet e tyre i kam ndjekur vetë. Ata janë shumë solidë, kanë individë të mirë. Ata janë të organizuar, por ne jemi gati për sfidën”, tha mes të tjera Ademi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski – Predan: Sllovenia fuqishëm i mbështet perspektivat evropiane, nevojitet fokus i të gjithëve drejt përparimit të shtetit

Story i radhës

Ja propozim i kujt është Besmira Ejupi për konsul në New York

Të fundit nga