Ademi: Dikush në qendra të huaja po gatuan skenare destabilizuese (VIDEO)

Deputeti Arbër Ademi në emisionin 10 minuta të Tv21 tha se këto skenare, si incidenti djeshëm, janë të përgatitura në qendra të huaja të cilat nuk duan stabilitet në vend. Ai shtoi se në këto moment të rëndësishme të shtetit dikujt i intereson vetëm të krijojë tensione dhe bllokada.“Në këto momente të rëndësishme që po kalon vendi dikujt i intereson që të ketë bllokada, dikujt i intereson që të krijohen tensione, dikujt i intereson që të krijohen provokime, incidente dhe këto skena dhe këto skena nuk i meritojnë qytetarët tanë. Prandaj mua më vjen keq dhe më shtyn të dyshoj se gjithë ky aktivitet i cili po zhvillohet në këto momente më shty të dyshoj se është i gatuar mirë në qendra të huaja që nuk e dëshirojnë Maqedoninë stabile”.- deklaroi Arber Ademi, Deputet BDI.          https://youtu.be/7btqCQNVkAc

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Albini si Rugova

Story i radhës

​Memli Krasniqi në Kaçanik: Qeveria të mos penalizojë komunat e udhëhequra nga opozita

Të fundit nga