ADEMI: Delegacioni i Kuvendit të RMV-së në takimet e AP të NATO-së

Në organizim të AP të NATO-së dhe NATO-së, më 1 dhe 2 Mars 2021 përmes platformës KUDO, u mbajtën takimet e përbashkëta tradicionale të shkurtit të disa komiteteve të AP të NATO-s dhe  Takim i Posaçëm me Këshillin e Atlantikut të Veriut, në të cilin nikoqir gjithmonë është delegacioni i Belgjikës në AP të NATO-së. Këto takime mbahen në përputhje me rregullat e Chatham House, dhe për shkak të ndjeshmërisë së informacioneve të ndara, ato nuk mund të vendosen në publikun e gjerë.

Në takimet morën pjesë deputetët Arbër Ademi, shef i Delegacionit të Kuvendit në AP të NATO-s, Ilija Nikolovski, anëtarë si dhe Sekretariati i Delegacionit.

Debati u zhvillua mbi sfidat dhe përparësitë strategjike post-pandemike për NATO-në, qëndrueshmërinë e shoqërive dhe demokracinë në Aleancë, sfidat me Lindjen dhe situatat e tjera aktuale. Parlamentarët gjithashtu iu referuan Projektit “NATO 2030” dhe rolit të parlamenteve, gjatë së cilës u përshëndet kontributi i parlamentarëve në këtë projekt, të cilët dhanë mendimet e tyre individuale dhe përmirësimet e tij. U prezantua raporti i parë presidencial onllajn i AP-së së NATO-s, i përgatitur në kushte specifike të papara të punës të shkaktuara nga pandemia e Covid-19.

Në ditën e dytë të takimeve të përbashkëta u mbajt Takimi Special me përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC). Pjesë e veçantë u la për pyetje nga krerët e delegacioneve parlamentare pranë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, në të cilën  gjithashtu kishte ndërhyrjen dhe pyetjen e tij kreu i delegacionit parlamentar në AP të NATO-s, deputeti Arber Ademi.

***Takimet e shkurtit “Bruksel” të AP të NATO-së paraqesin forum ku parlamentarët e NATO-s kanë mundësi unike për t’u takuar me zyrtarë të qeverisë së NATO-s dhe ekspertë ushtarakë në mënyrë që të mësojnë rreth zhvillimeve aktuale në hartimin e politikave strategjike të Aleancës. Parlamentarët, nga ana e tyre, kanë të drejtën ekskluzive si përfaqësues të popullsisë që bien nën “kapelën” e NATO-s ti  shprehin pikëpamjet e tyre mbi këto politika dhe  të propozojnë ide për modelimin dhe përshtatjen e tyre adekuate ndaj përparësive individuale të shtetit.  

Ngjarja paraprake

Muller është një luftëtar

Ngjarja e ardhëshme

Mot kryesisht pranveror në dy ditët e ardhshme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian