Adelina Tahiri me veshje firmato të markës “Gucci”, plot 1,174 euro

15:28 | 15 Prill 2021

Këngëtarja njihet për jetën e saj luksoze të cilën e tregon edhe në veshjet e saj të shtrenjta.

Faqja në Instagram, ‘What they wearin’ ka publikuar një fotografi të këngëtares e cila shihet me veshje të markës “Gucci”, shkruan lajmi.net.

Adelina Tahiri përë këtë paraqitje ka zgjedhur një palë xhinse dhe një xhaketë krejt këto nga marka e njohur.

Xhinset dhe xhaketën i ka kombinuar me një bluzë ngjyrë bezhe, bizhuteri dhe një çantë.

Xhaketa e këngëtares nga Maqedonia ka një çmim prej 689 euro ndërsa xhinset e saj 485 euro të cilat në total përfshinë shifrën prej 1,174 euro.

Ndryshe, Adelina Tahiri po e shijon jetën e saj me bashkëshortin  dhe djalin, Jonin./Lajmi.net/

Ngjarja paraprake

Manchester United avancon bisedimet për transferimin e Varane

Ngjarja e ardhëshme

Nënkryetarja Lahu mori pjesë në takimin me ministrat Vitia dhe Krasniqi, për masat anti-COVID

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian