Adelina Ismaili zbulon se ka bërë me banesa 12 familje të varfra

13:32 | 15 Prill 2021

© Adelina Ismaili/Instagram

Këngëtarja shqiptare është emër i komentuar në media rozë e gjithë kjo falë punës së saj në skenën muzikore prej vitesh.

Adelina Ismaili më shumë njihet si këngëtare, si  humaniste nuk është se kemi dëgjuar, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, së fundi është zbuluar se nga bamirësia e saj kanë përfituar  12 familje skamnore, të cilat janë bërë me banesa falë kontributit të Adelinës.

Lajmi i tillë ka qarkulluar në rrjete sociale derisa ajo e ka publikuar në statusin e saj dhe ka falënderuar.

Ndryshe, përveç Adelina Ismaili edhe motrat e saj Ema dhe Zanfina thuhet se njihen për bamirësi por që nuk i bëjnë publike./Lajmi.net/

Ngjarja paraprake

Ftesa e Ramës për bashkëpunim pas zgjedhjeve/ Artan Fuga pyetje publike Lulzim Bashës

Ngjarja e ardhëshme

Courtois: Keq që s’do të ketë tifozë në Stamford Bridge

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian