AC Milani mposhtë në udhëtim Napolin, Ibrahimoviç realizon dygolësh

AC Milani ka arritur të fitojë derbin ndaj rivalit lokal, Napoli në kuadër të xhiros së tetë të Seria A.

“Rosonerët” fituan me rezultat 1 – 3, fal dy golave të sulmuesit Zlatan Ibrahimoviç dhe një të talentit norvegjez Jens-Hauge.

Suedezi së pari realizoi gol spektakular me kokë në minutën e 20-të pas super asistimit të Hernandezit.

I njëjti realizoi sërish në minutën e 54-të, por këtë herë asistues ishte Ante Rebic.

Vendasit ngushtuan epërsinë përmes Dries Mertens që realizoi në minutën e 63-të, por fitoren e mysafirëve e vendosi talenti norvegjez Jens Hauge në minutën e fundit (90+5).

Me këtë fitore, AC Milani mban kreun me 20 pikë, derisa Napoli renditët në pozitën e gjashtë me 14 pikë.

Ngjarja paraprake

Pse është e shqetësuar Angela Merkel?

Ngjarja e ardhëshme

Histori e fortë seksi +18/ Kur babi nuk ishte në shtëpi, unë dhe njerka ...

të fundit nga