Abrashi në dyshim për Lituaninë, Kombëtarja nis stërvitjet pas barazimit me Kazakistanin

Abrashi në dyshim për Lituaninë, Kombëtarja nis stërvitjet pas barazimit me Kazakistanin

Federata e Futbollit të Shqipërisë përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, ka treguar se Kombëtarja Kuqezi ka nisur përgatitjet për Lituaninë.

Pas barazimit pa gola me Kazakistanin, për Kuqezinjtë objektivi kundër Lituanisë do të jetë vetëm fitorja.

Por, Shqipëria ka mundësi të jetë pa mesfushorin, Amir Abrashi.

Lajmin e ka konfirmuar FSHF.

“Kombëtarja stërvitet pas Kazakistanit, Abrashi ende në dyshim për Lituaninë. Nën drejtimin e trajnerit #EdoardoReja të gjithë lojtarët që nuk u aktivizuan zbritën në fushën e blertë për 1 orë stërvitje”, shkroi FSHF në videon e publikuar në Twitter.

Shqipëria do të përballet me Lituaninë të mërkurën nga ora 18:00.

Ngjarja paraprake

Diona Fona së shpejti me këngë të re, në videoklip shfaqet atraktive

Ngjarja e ardhëshme

Krye eksperti amerikan, Fauci: Trump manipuloi reklamën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian