Aberdeeni zyrtarizon firmën me mesfushorin kuqezi

Klubi skocez i Aberdeenit ka zyrtarizuar nënshkrimin me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Ylber Ramadani. 26-vjeçari është afrimi i parë i verës për këtë skuadër, me të cilën ka firmosur për tre vjet.

Ramadani transferohet në Skoci pas përvojës me MTK Budapest, në Hungari, ku kishte mbërritur pas katër vitesh me skuadrën daneze Vejle.

“Ylberi është lojtar energjik, punëtor me shkathtësi të madhe”, tha trajneri Jim Goodwin për faqen e klubit.

“Ai ka inteligjencë dhe është i aftë të luajë në disa pozicione në mesfushë.

Ai është një lojtar që kua për skuadrën dhe jep shembullin për të tjerët. Nuk kam dyshim se do të jetë favorit i madh për tifozët për shkak të dëshirës dhe angazhimit në çdo ndeshje”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kriza e gazit, Gjermania në gatishmëri termocentralet

Story i radhës

Rama: Falë politikave të Ahmetit sot në Maqedoni kemi zëvendëskryeministrin e parë dhe kryeparlametarin që flasin shqip

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish