ABDULBESIR NEZIRI-Gjeniu nga Shkupi që e shpërndan melodinë Kuranit me një zë engjëllorë

Imami dhe kënduesi i njohur i Kur’anit famëlartë nga Maqedonia, Abdulbesir Neziri vazhdon me projektin gjigand duke promovuar edhe video-xhirimin e 4-të me përmbajtje nga libri i i shenjtë i muslimanëve,Kënduesi i Kuranit,Neziri në këtë video-xhirim, këndon me një melodi të jashtëzakonshme një sure kuranore me emrin, Surah An-Naba.

Kënduesi i shquar i Kur’anit nga Maqedonia e Veriut, Abdulbesir Neziri deri tani ka marr pjesë në tribuna dhe seancat Kur’anore në Finlandë, Itali, Zvicër dhe shtetet tjera. Abdulbesiri Neziri plot 4 vite ka qenë imam në xhaminë Blu në Ancona të Italisë, i cili ka udhëtuar nga Italia për në Maqedoni për të vazhduar projektin gjigantë, duke kënduar Kur’anin në qytete të ndryshme, përfshirë Shkupin, Tetovën dhe komunën e Plasnicës që gjendet në afërsi të Kërcovës.

Shumë shpejt ai ka ftesa që të këndon në Turqi dhe vende tjera të botës. Sipas, komenteve në rrjetet sociale, këndimet e tij të Kur’anit u pritën ngrohtësisht nga ata që ndiqnin programet Kur’anore. Në një takim me hoxhën, Abdulbesir Neziri në Shkup, një numër i madh i intelektualëve shqiptar e falënderuan atë për pjesëmarrjen në programet Kur’anore duke theksuar se përqëndrimi në video-projekte të këndimit të Kuranit është një rrugë e madhe drejt forcimit të besimit midis myslimanëve në botë.

Ngjarja paraprake

Zaev: Më shumë para për mbështetje të të punësuarve dhe për vende stabile të punës

Ngjarja e ardhëshme

Komisioni rekomandon ndalesë për paraqitje të këngëtarëve, kufizim të muzikës dhe numrit të mysafirëve në objektet hotelierike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian