abdixhiku viti 2025 bizneset tona ende ballafaqohen me mungese te rrymes 678a79dc7b3b4

Abdixhiku: Viti 2025, bizneset tona ende ballafaqohen me mungesë të rrymës

January 17, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot një biznes në Pejë.

Por, Abdixhiku shpreh një hall për bizneset. E ajo është problemi me rrymë.

“Eksport, punësim, vlerë! Por, probleme me rrymë! Viti 2025 e bizneset tona që krijojnë ballafaqohen me probleme bazike, sikurse energjia elektrike!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai shton se nën qeverisjen e tij, bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë në zhvillimin e Republikës, e jo të gozhdohen e as të shantazhohen.

“Me qeverinë tonë të ardhshme, bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë në zhvillimin e Republikës; jo të gozhdohen e shantazhohen! Politikat tona do të drejtohen nga ta; sepse besojmë në zhvillim, sepse jemi të djathtë! Bashkë me ta, do ta ndërtojmë të ardhmen e ndritur për Kosovën dhe për qytetarët tanë!”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shembja e diges se hidrocentralit kontrolli i larte i shtetit nis auditimin 678a7040605ff
Story i mëparshëm

Shembja e digës së hidrocentralit, Kontrolli i Lartë i Shtetit nis auditimin

starship shperthen gjate fluturimeve testuese te
Story i radhës

Starship shpërthen gjatë fluturimeve testuese të SpaceX

Të fundit nga

ShkoLartë