abdixhiku nga juniku u gjendem perballe fuqise dritheruese te nje populli te bashkuar per ndryshim 678ab21a86da3

Abdixhiku nga Juniku: U gjendëm përballë fuqisë drithëruese të një populli të bashkuar për ndryshim

January 17, 2025
1 minut lexim

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, tha se edhe Juniku, ndonëse qytet i vogël, i priti me madhështi.

Abdixhiku tha se një tubim të tillë, nuk kanë parë për një kohë të gjatë në Junik dhe se tash e kanë të qartë se fitorja po vjen e LDK-ja është në këmbë.

“Sonte, në Junikun e traditës dhe mikpritjes, u gjendëm përballë fuqisë drithëruese të një populli të bashkuar për ndryshim! Kjo tokë e pasur me histori dhe krenari, ku çdo bjeshkë flet për qëndresë e atdhedashuri, na tregoi se shpresa dhe vendosmëria për një Kosovë më të mirë janë të gjalla dhe të fuqishme”.

“Në Junik, aty ku guximi dhe tradita janë kulla të forta të identitetit tonë, ndjemë mobilizimin e jashtëzakonshëm që po përhapet në çdo kënd të vendit. Qytetarët e Kosovës, me përkushtimin dhe besimin e tyre, sot po i japin krah kauzës sonë të madhe të ndryshimit, dhe po ngriten për të treguar se 9 shkurti do të jetë dita e kthesës së madhe”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Abdixhiku e falënderoi Junikun për forcën dhe përkrahjen e dhënë dhe që siç tha ai, është bërë pjesë e valës së madhe të ndryshimit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

959 416 mjete aktive ne shqiperi deri ne fund te vitit 2024 17 023 jane te gjenerates se fundit 678aa87e615a9
Story i mëparshëm

959 416 mjete aktive në Shqipëri deri në fund të vitit 2024, 17 023 janë të gjeneratës së fundit

per 20 perqind u rriten cmimet e produkteve bujqesore te perimet 64 perqind 678ab4ee33414
Story i radhës

Për 20 përqind u rritën çmimet e produkteve bujqësore, te perimet 64 përqind

Të fundit nga

ShkoLartë