Abdixhiku: Kosova tash e 75 ditë pa ministër të Shëndetësisë, qeveri e papërgjegjshme

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qe 75 ditë Kosova nuk ka Ministër të Shëndetësisë.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se kjo Qeveri është e paaftë dhe e papërgjegjshme, andaj skandalet që po ndodhni në spitalet tona kanë emër.

Postimi në Facebook:

Sot bëhen 75 ditë që Kosova nuk ka Ministër të Shëndetësisë; të tretin në më pak se dy vite qeverisje. Plot 75 ditë për të caktuar një përgjegjës – një njeri të vetëm – në krye të sektorit më të rëndësishëm të shoqërisë kosovare.

As kaq pak s’mund të bëjnë! As kaq pak s’mund t’i japin shëndetësisë. Ndërsa, do të duhej të flisnim për spitale të reja, pajisje e barna më shumë, paga më të larta, shërbime më të denja e sigurime shëndetësore për qytetarë që shpenzojnë qindra miliona euro jashtë vendit – ne jemi në pritje të një ministri pas 75 ditëve. Dhe as kaq pak s’mund të bëjnë; as edhe një ministër ta caktojnë.

Qeveri e paaftë. Qeveri e papërgjegjshme.

Skandalet në spitalet tona kanë adresë!

Story i mëparshëm

Si ta shmangni ngrënien e pakontrolluar në situata stresuese

Story i radhës

Fjalët e para të dy presidentëve pas takimit në Shtëpinë e Bardhë – Zelensky i dhuron Bidenit medaljen e një ushtari ukrainas

Të fundit nga