abdixhiku fton serish kurtin per debat 67897c9c1f092

Abdixhiku fton sërish Kurtin për debat

January 16, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë tubimeve zgjedhore.

Gjatë një interviste në emisionin “Pressing” në T7, Abdixhiku e cilësoi këtë gjuhë si fyese dhe tregues të panikut brenda kundërshtarëve politikë.

Ai e sfidoi hapur kryeministrin Albin Kurti për një debat mbi programet e tyre qeverisëse, duke theksuar rëndësinë e ballafaqimit me ide, jo me ofendime.

“Sa i përket gjuhës të kundërshtarit tonë, mund të them që në radhë të parë ofendon jo vetëm qytetarët e Kosovës, ofendon jo vetëm partinë më të vjetër në Kosovë, por në esencë është një shenjë e panikës. Shenjë e panikut, e nervozizmit në të cilin unë as nuk futëm në atë kartë të pështymës politike në këtë moçalin e madh të pështymave, por vazhdoj të insistoj të flas për të ardhmen e Kosovës dhe vazhdoj të insistoj të ballafaqohemi në debat. Kudo, në cilindo vend, madje edhe në tubim të tij shkoj. Le ta zgjedh një tubim, me sallë të mbushur plot po debatojmë për programin. Edhe në seli të partisë, edhe në zyre të tij, kudo qoftë. Unë besoj që ne e kemi për obligim të ballafaqohemi, jo të shtyhemi me sharje me ofendime, të flasim për idetë për të ardhmen. – deklaroi Abdixhiku.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kalaja jam pro votes se diaspores por jam skeptik per procesin e menaxhimit te votes me poste 6789733952807
Story i mëparshëm

Kalaja: Jam pro votës së Diasporës, por jam skeptik për procesin e menaxhimit të votës me postë

levica e falenderon ilire dautin tregoi pjekuri 67897fa633a78
Story i radhës

Levica e falënderon Ilire Dautin, “tregoi pjekuri”

Të fundit nga

​Hamza: 9 shkurti – dita e PDK-së

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza në fushatën përmbyllëse të kësaj partie ka thënë se Kosova do të jetë shumë më mirë pas 10 shkurtit. Ai tha se
ShkoLartë