Abdixhiku flet për krizën ekonomike: Të hiqet TVSH-ja në produktet bazë, të rriten pagat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, teksa ka folur për krizën aktuale ka thënë se duhet të hiqet tatimi në vlerën e shtuar në produktet bazë, të ulen barrierat tatimore dhe të rriten pagat në përputhje me inflacionin.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se ndonëse LDK ka propozuar një plan qe do të ndihmonte në jetën e qytetarëve, megjithatë është refuzuar jo sepse nuk ishin adekuate por sepse ishin të LDK-së.

“Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së.  Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se gjatë takimit me qytetarë, të njëjtit kanë thënë se kostoja e jetesës “është bërë e papërballueshme”.

“Me këtë pushtet, mijëra njerëz po përpiqen fort t’i bëjnë ballë rritjes së paprecedentë të çmimeve. Përgjatë dy viteve të shkuara, norma mesatare e inflacionit në Kosovë ka arritur në mbi 20%, përderisa çmimet e produkteve bazike janë rritur për mbi 50%. Kaq shumë ndryshim në kaq pak kohë, nuk ka pasur asnjëherë”, shtoi ai.

Pavarësisht kësaj rritjeje, sipas Abdixhikut, Qeveria nuk ka ofruar asnjë zgjidhje dhe jetën e dinjitetshme që familjet kosovare e meritojnë.

Story i mëparshëm

“Bordi” vendos çmimet e reja! Nga sot, shtrenjtohen nafta dhe benzina

Story i radhës

McGregor akuzohet për dhunë

Të fundit nga