Abazoviqi tha se demarkacioni ka vdekur, Ramush a të vret ndërgjegjja që na rrejte ?

E nisi refuzimin me filikaqë, përfundoi duke e votuar sapo erdhi në postin e kryeministrit të vendit. Demarkacioni me Malin e Zi ishte kthyer në kauzë për liderin e AAK, përveç filikaqeve doli edhe në protesta, hodhi edhe gaz në emër të kauzës, e cila më vonë doli se ishte e rrejshme vetëm sa për të ardhur në pushtet. Për t’i dalë në ndihmë partnerit të koalicionit, presidenti i kohës Hashim Thaçi pak para votimit të demarkacionit në vitin 2018, shkoi më Podgoricë për të nënshkruar gjoja marrëveshje e cila “siguron korrigjim të demarkacionit pas një kohe”.

E gjitha doli të ishte mashtrim. I tillë ka qenë, edhe ata pak njerëz që e besonin varianitn e Hashimt dhe Ramushit duket se kanë marr përgjigje të fortë nga kryeministri i ri i Malit të Zi. Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se në Mal të Zi nuk ka pasur diskutime për temën e demarkacionit me Kosovën. Ai thotë se kjo temë për malazezët ishte mbyllur më 2017 dhe se nëse në Kosovë duan ta gjejnë fajtorin, atëherë të shohin se kush ishte në pushtet në atë kohë. Në pushtet ishte Hashimi, të cilit kryeministri i Malit të Zi më të drejtë kërkon që t’i kërkohet llogari, e gjitha fibula e treguar nga Hahsimi ka qenë mashtrim, kështu që “për Malin e Zi është mbyllur në momentin kur është nënshkruar” .

Pra, për Malin e Zi kjo temë është e mbyllur, ashtu siç ka qenë që nga moment i nënshkrimit të saj. A thua çfarë komenti ka tani Ramushi dhe Hashimi për demarkacionin, për mashtrimin e madh që u bën qytetarëve dhe dëmin kolosal të dhënies së 8200 hektarë tokë shteti fqinj. Shqiptari Abazoviq tregoi shumë qartë dhe se kjo temë nuk hapet me, për Malin e Zi është i vdekur demarkacioni, nga e gjithë kjo Kosova humbi duke mos përfituar asgjë.

Nëse do të kishim pasur politikanë të ndershëm dhe vërtet atdhetar kurrë s`do ishte nënshkruar një marrëveshje e tillë, në rastin më të keq Kosova është dashur të përfitonte shumë nga kjo marrëveshje, minimum liberalizimi i vizave të cilën nuk arritën ta bëjnë politikanët e paditur dhe hajna. Imagjino pot a nënshkruante marrëveshjen Rugova, Albini apo dikush tjetër, do e shpallnin tradhtar krahu i luftës. Si askush tjetër dëme të më të mëdha i kanë bërë vendit ata që janë thirr gjithnjë në emër të patriotizmit.

Është i njohur tashmë narracioni i hajnave, në emër të patriotizmit vjedhin, kur akuzohen për hajni si mburojë e përdorin patriotizmin, thua ti se është vet Skënderbeu. Dhimbjet dhe vuajtjet e pasluftës Kosovës i kanë ardhur nga njerëzit e saj në pushtet, nga ata që prisnin të kundërtën e veprimeve që kanë bërë. Për një post të ministrit apo kryeministrit kanë qenë në gjendje të nënshkruanin marrëveshje të dëmshme për jetë e mot, mashtrimet po u dalin çdo ditë. Kosovës më nuk i kthehet ajo tokë, tokë e larë me gjak, tokë shqiptare denbabaden e falur nga hajnat për pushtet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Deputeti i PD-së: Rezoluta për Srebrenicën nuk u votua veç që të mos mërzitet Vuçiqi

Story i radhës

Rrethanat që po shtyjnë Finlandën dhe Suedinë drejt anëtarësimit në NATO

Të fundit nga