Abazoviq dilemat: Ligji për fenë nuk tërhiqet, nenet kontestuese ndryshohen

“Njerëzit të cilët duhet të merren vesh për Ligjin për lirinë e fesë tashmë kanë janë pajtuar për gjithçka. Kjo do të zgjidhet brenda pesë minutash,” thotë Dritan Abazoviqi.

“Ne nuk do ta tërheqim ligjin sepse nuk është praktik dhe kjo është arsyeja e vetme. Të gjitha nenet e diskutueshme do të hiqen, gjë që është në interes të të gjithëve, përfshirë kishën,” thotë Dritan Abazoviqi, udhëheqësi i Lëvizjes Qytetare URA.

“Nuk kemi nevojë për polemikë publike. Po përpiqemi të arrijmë një marrëveshje me anëtarët e Frontit Demokratik dhe partitë e tjera në koalicion të mbledhura rreth Zdravko Krivokapiqit. Jam optimist dhe mendoj se do të gjejmë një zgjidhje dhe do të biem dakord shumë shpejt. Kjo është ajo që qytetarët presin nga ne. Më duhet të theksoj se pikëpamjet tona janë shumë të qarta dhe të thjeshta, ne kemi rënë dakord me kishën për Ligjin për lirinë e fesë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për ne, unë mbështes plotësisht Krivokapiqin dhe nuk ka konflikte mes nesh, që është më e rëndësishmja. E tërë historia për ligjin ka mafrrë fund – është zgjidhur”, thekson Abazoviq në një intervistë për Nova.

Ngjarja paraprake

Aliti: Në këto momente na duhet mbështetja nga të gjithë, bashkë jemi më të fortë

Ngjarja e ardhëshme

Mbrojtësi i Francës del pozitiv me COVID-19

të fundit nga