A tremben burrat nga gratë e zgjuara?

Të gjata apo të bukura, me humor apo jo, lista e virtyteve që duhet të ketë një femër për të qenë tërheqëse për meshkujt duket se nuk mbaron. Çështja bëhet edhe më e ndërlikuar kur në diskutim hyn faktori “inteligjencë femërore”. Në fund të fundit, a shkaktojnë femrat e zgjuara terror apo admirim?

Një studim shqyrtoi ndikimin e inteligjencës dhe distancës psikologjike në tërheqjen e burrave ndaj grave. Sipas gjetjeve shkencore, burrat mund të admirojnë mendjen e një gruaje dhe në të njëjtën kohë të ndjehen të sigurt edhe nëse e konsiderojnë atë më të zgjuar, vetëm nëse qëllimet e tyre janë të ndryshme.

Përndryshe, ata mendojnë se kërcënohet burrëria. Ndërsa njerëzit priren të kërkojnë më shumë virtyte te partneri ideal për të ngjallur admirim, burrat pritej të ndiheshin të tërhequr nga gratë më të zgjuara që nuk përfshihen në fushat e tyre.

Me kalimin e kohës, tërheqja vjen nga një kombinim i elementeve që rrisin ndjenjën e bashkëpunimit dhe jo konkurrencës. Në fund të fundit, dobia thelbësore e inteligjencës është të jesh në gjendje të ndjesh admirim të vërtetë për atë që partneri arrin, duke tërhequr frymëzim dhe duke mos ndjerë frikë dhe pasiguri.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

​Ancelotti flet për shkarkimin e Ronald Koeman

Ngjarja e ardhëshme

Ja kur fillon llogaritja dimrore e kohës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian