A shtojmë vërtetë peshë gjatë periodave?

March 19, 2022
1 minut lexim

Ajo ndjesia e “fryrjes” para se tw vijw cikli s’wshtw fiksim i kotw! E vwrteta wshtw se gratw shtojnë në peshë gjatë periodave. Madje sipas gjinekologwve, femrat mund tw shtojnw deri nw 3 kile gjatë ciklit. 

Pse ndodh kjo?

Hormonet, mbi të gjitha

Pak përpara ardhjes së periodave, niveli i estrogjenit në trupin e femrës është në pikën më të lartë. Për shkak të niveleve të larta të hormonit femëror, trupi priret të grumbullojnë lëngje, të cilat shkaktojnë fryrje. Por me të ardhur periodat, niveli i estrogjenit bie, dhe ju ndiheni menjëherë më të lehta.

Përsëri hormonet (progresteroni)

Gjatë fazës së dytë të periodave, ngrihet niveli i progresteronit, i cili shkakton përsëri grumbullimin e ujit, si edhe fryrjen e gjoksit.

Nepsi!

Po, gjatë periodave është normale të kemi neps për çfarëdolloj gjëje, natyrisht, jo për brokoli dhe sallatë jeshile. Ushqimet që na pëlqejnë më shumë janë përgjithësisht të thata, shumë të kripura ose shumë të ëmbla. Edhe këto e mbajnë ujin brenda trupit.

Periodat shkaktojnë këputje dhe dembelizëm

E fryrë, e pafuqishme; këto janë ndjesitë që shoqërojnë ciklin zakonisht. Prandaj femrat bëhen dembele për të ecur apo për të shkuar në palestër gjatë kësaj periudhe. Duke mos djersitur, nuk e lehtësoni trupin nga ujërat e tepërt.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Austin: Agresioni rus në Ukrainë, moskokëçarës dhe i pamëshirshëm

Story i radhës

Elshani i lumtur me barazimin ndaj Ulpianës

Të fundit nga

ShkoLartë