A shkaktojnë pipëzat, rrudha rreth buzëve? Përgjigjen specialistët

Ju, si shumë të tjerë, mund të keni nisur ta merrni me vete kafen e mëngjesit dhe ta pini rrugës, apo në zyrë, duke e thithur nga pak me pipëz, sidomos gjatë verës në variantet e pafundme të ftohta. Dhe sapo vendosni buzët në pipëz, jeta merr kuptim tjetër dhe gjithçka zgjohet. Duke qenë që shkenca thotë që kafja, e patepruar, të bën mirë, as nuk ndihesh fajtore me këtë pije kaq të shijshme, si mund të ndodhë me gjërat e tjera që pëlqen, akulloret me çokollatë apo ëmblësirat.

Derisa vjen një ditë dhe dëgjon që pirja e lëngjeve me pipëza, jo vetëm e kafes, por e gjithëpijeve, të shkakton rrudhat vertikale rreth buzëve, tipike të gojëve të plakura. Po a është e vërtetë? Është pyetur estetistja e shumë Vip-ave në SHBA Renée Rouleaua, një nga më të apasionuarat pas luftës ndaj plakjes.

Atëherë të përdorim apo mos të përdorim pipëz?

Përgjigje e prerë: Mos e përdor. E thotë Rouleau. Sipas saj, nuk ka alternativë, është e rëndësishme ta ndalësh këtë zakon për të shmangur rrudhat rreth gojës, ato që krijohen edhe nga thithja e cigares.

“Kur pi me pipëz, lëvizja e gojës inkurajon shkatërrimin e kolagjenit dhe elasticitetit më shpejt, duke shkaktuar rrudha dhe vija të panevojshme”, thotë Rouleau.

Dhe nuk duhet të shmangësh vetëm pipëzat, shishet e ujit, gjithashtu janë armiq. “Edhe po të pisht direkt nga gryka e shishes, mund të shkaktohen rrudha rreth buzëve. Po t’i kesh problem ato, duhet të pish me gotë”, thotë ajo. Por nëse të ka kapur frika për gjithë ato herë gjatë këtyre viteve kur ke pirë me pipëz, kush e di sa kanaçe lëngjesh!, mëso që gjithçka ka ndodhur para moshës 25-vjeçare nuk ka rëndësi.

“Kolagjeni dhe elasticiteti janë në kulmin e tyre nga lindja deri në mes të moshës që fillon me 20 dhe fillojnë të dobësohen nga mosha 25 e më pas. Ju duhet të filloni të jeni më të kujdesshëm në këtë kohë duke qenë që të parandalosh rrudhat është shumë e thjeshtë dhe më pak e shtrenjtë sesa t’i largosh pasi shfaqen”, thotë ajo.

Ja ku e keni përgjigjen. Megjithatë mos u mërzisni. Kafja mund të pihet edhe pa pipëz, kur nuk je rrugës. Disa njolla mbi xhinset e preferuara stil boyfriend mund ta vërtetojnë që është e mundur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Paralajmëron Fekmi Kongjeli: Çdo tendencë për të ndikuar nga jashtë tek organet legjitime të FFK-së konsiderohet shkelje e rëndë

Story i radhës

​Meteorologët: Lufta në Ukrainë e bën parashikimin jo të besueshëm

Të fundit nga