A mund të quhet Bitcoin i vdekur?

Çmimi i bitcoin ra ka rënë me 55.55% krahasuar me një vit më parë duke shtuar spekulimet rreth çmimeve ndërsa frika se nuk do të rikuperojë më vetëm sa shtohet.

Vitin e kaluar bitcoin ka lëvizur nga niveli rekord 68,789 dollarë në 17,708 dollarë, një luhatje ekstreme që kritikët e bitcoin e kanë përdorur për të dhënë se kriptomonedha nuk është më me vlerë.

Sipas uebsajtit 99 Bitcoins, 17 burime të besueshme lajmesh kanë njoftuar se bitcoin ka vdekur në 2022. Nëse çmimi i naftës do të bjerë me 55.55% në 6 muajt e fundit do të thuhej se nafta ka vdekur?

Çdo lojtar madhor në industrinë e naftës do të kishte diskutuar themelet e industrisë si kërkesa, furnizimit, politikat shtetërore apo burime konkurruese të energjisë.

Nëse të gjithë këta faktorë do të ishin pozitivë, rënia e çmimit do të ngjante më tepër një mundësi. Por cilat janë themelet e bitcoin që duhet të merren në konsideratë?

Bitcoin hash rate

I referohet sasisë eë plotë të fuqisë kompjuterike përdorur nga rrjeti i Bitcoin. Asiston aksionerët e bitcoin të përllogarisin nivelin e decentralizimit dhe sigurisë.

Sipas kompanisë së aseteve dixhitale blockchain.com, hash rate i bitcoin arriti nivelin më të lartë më 12 Qershor 2022.

Ky indikator tregon sasinë e fuqisë kompjuterike dedikuar mbështetjes së rrjetit të bitcoin që po arrin nivele rekord ndërsa rrjeti i bitcoin ska qenë ndonjëherë më i sigurte.

Kur çmimi i bitcoin ra nën 20 mijë dollarë dy javë më parë, disa gërmues po gërmonin me humbje sipas CryptoRank.io. Kjo tregon se kostoja e gërmimit të një bitcoin është ndjeshëm më i lartë sesa kostoja e vetë bitcoin. Por pse gërmuesit do të shtynin më tutje limitet e gërmimit?

Furnizimi me Bitcoin

Është i limituar në 21 milionë ndërsa totali i gërmuar deri sot është më shumë se 19 milionë me vetëm 2 milionë të ngelur për tu gërmuar. Pothuajse 1 milionë bitcoin janë gërmuar nga Satoshi Nakamoto dhe sjanë larguar që atëherë nga portofoli me frikën e kanë ngelur të bllokuara.

Përgjatë viteve njerëzit kanë humbur çelësat e tyre privatë dhe nëse nuk rikuperohen, ato bitcoin janë të humbur përgjithnjë. Kjo do të thotë se shumë bitcoin janë jashtë qarkullimit.

Adoptimi institucional i bitcoin është në rritje dhe më shumë institucione po kërkojnë të shtojnë një nivel ekspozimi ndaj bitcoin në balancat e tyre. Është një indikator se furnizimi do të shtrëngohet më tutje.

Rrjeti Lightning i Bitcoin

I referohet një niveli të dytë ndërtuar në rrjetin e Bitcoin që lejon që transaksionet e bitcoin të ndodhin jashtë blockchain. Përshpejton transaksionet por edhe redukton kostot e tyre. Rrjeti Lightning adresoi problemin e shtrirjes së bitcoin. Bota mund ta përdorë Rrjetin Lightning për të ekzekutuar miliona transaksione dhe bërë mikropagesa me kosto shumë të ulëta.

Rregullimi i aseteve dixhitale

Qeveritë në mbarë botën po lehtësojnë qëndrimin e tyre ndaj aseteve dixhitale duke vendosur struktura rregullatorë për të përfituar nga kjo teknologji.

Ndërsa disa qeveri si El Salvadori dhe Republika e Afrikës Qendrore po ndjekin një adoptim në masë, të tjerët thjeshtë po reugllojnë bursat dhe taksojnë fitimet.

Shumë korporata po përpiqen të shtojnë bitcoin në mesin e produkteve të tyre por nuk po arrijnë për shkak të kufizimeve dhe rregullimeve shtetërore.

Faktorët e lartpërmendur lënë të kuptohet se bitcoin nuk ka vdekur. Bursat e kriptomonedhave mund të kenë kontribuar në rënien e çmimeve me lëvizjet e fundit të kufizimit të tërheqjeve të aseteve. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë mesazhi po përpiqet të dërgojë Putini i Rusisë?

Story i radhës

Kovaçevski: Me Strategjinë nacionale sigurojmë mundësi të barabarta për personat me aftësi të kufizuara, që është prioritet i ynë 

Të fundit nga