A mund të mbijetohet nga kultivimi i duhanit?

Bekriu nga fshati Presillë i Krushevës së bashku me pesë anëtarët tjerë të familjes zgjohen në orën 03:00 të mëngjesit dhe shkojnë në arë për të mbledhë duhanin, raporton Klan M.

Ai thotë se kjo është një veprimtari shumë e rëndë bujqësore, por që gjithë jetën është duke u marrë me këtë punë.

”Zgjohemi nga ora 3:30 deri në 9:00, mbledhim rreth 7 kosha dhe i çojmë në shtëpi, më pas pushojmë një orë, dhe përsëri punojmë në maqinat qepëse të duhanit deri në oren 4 ose 5 pasdite dhe më pas përgatisim darken, kështu shkon një ditë e jona” – deklaroi Bekriu.

Bekriu me prodhimin e duhanit ka ndërtuar shtëpinë, ka rritur fëmijët dhe i ka shkolluar, por rritja e fundit e çmimit të naftës dhe të produkteve tjera e kanë vështirësuar punën e tij në prodhimin e duhanit.

”Ka shumë harxhime, së paku kjo të jetë e paguar që të mbulohen harxhimet por kjo na këputë shumë. Shitja është pjesa më e veshtirë, sepse ne e punojmë duhanin por kur vjen koha për shitje nuk dijmë se me çfarë çmimi do të paguhet. Vijmë në shtëpi gruaja pyet si keni kaluar, them mos pyet s`ka shku mirë. Duhani të jetë së paku 450 denarë kilogrami, atëhere mund t’i thuam faleminderit shtetit. Në pushim s`kam qenë asnjëhere, tani isha në Greqi dy ditë por gjithcka me kursim” – tha Bekriu.

Ndryshe, fshati Presill është i banuar nga 550 banorë shqiptarë dhe është 18 km larg Krushevës, popullsia e këti fshati kryesisht merret me prodhimin e duhanit dhe vlen të theksohet se për dallim nga vendet tjera të rinjtë e këti fshati nuk largohen nga vendi.

Story i mëparshëm

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck përgatiten për ceremoninë martesore me VIP-a

Story i radhës

U godit nga vetura, humb jetën 23-vjeçarja  nga Tetova

Të fundit nga