A mund të dashurojmë dy persona në të njëjtë kohë?

Sigurisht që në jetë ka shumë gjëra më të rënda sesa ta gjesh veten në një trekëndësh dashurie, por provoni t’ia thoni këtë dikujt që ka “ngecur” në një situatë të tillë.

A mund të duash dy njerëz në të njëjtën kohë? Dikush thotë po, mund t’i duash në mënyra të ndryshme, por pavarësisht çdo përgjigjeje, dilema më e madhe është të vendosësh çfarë të bësh me të tilla ndjesi kaq konfuze.

Psikologët thonë se dikush mund të dojë dy njerëz në të njëjtën kohë, por me një dallim shumë të rëndësishëm. Përgjithësisht dy njerëz në të njëjtën kohë duhen në mënyra të ndryshme.

Ekspertët pohojnë se janë 3 sisteme truri që punojnë kur ne duam dikë. Ka tërheqje, ka dashuri romantike dhe tërheqje seksuale.

Zakonisht, këto tre dimensione nuk përkojnë me një njeri të vetëm, që do të thotë se mund t’i gjeni tek dy ose tre njerëz të ndryshëm. Ti mund të tërhiqesh nga dikush, të jesh i varur seksualisht nga një tjetër dhe të kesh ndjesi të forta romantike për një tjetër partner.

Dëshira seksuale sigurisht është ajo që mendohet si diçka kalimtare që zgjat pak, ndërsa dashuria romantike është dëshira për të qenë me dikë gjatë gjithë kohës, qetësia dhe mënyra se si ndihesh ti në prani të tij/saj.

Pjesa më e vështirë është të zgjedhësh mes dy njerëzish që për ty janë të rëndësishëm. Ti (njeriu) zgjedh jo sepse dikush po e detyron ta bëjë, por sepse truri i njeriut nuk mund ta durojë torturën dhe konfuzionin përgjithmonë.

Sipas psikologjisë, njerëzit e shëndetshëm kanë tendencën të jenë të kënaqur me një marrëdhënie të vetme, ndërsa narcisët apo ata që kanë jetë emocionale disfunksionale e dashurojnë idenë e të pasurit dy njerëz në të njëjtën kohë.

Besojeni ose jo, përgjigjja e dilemës suaj mund të mos jetë asnjë prej njerëzve që keni në mendje. Kur jeni mes 2 zgjedhjeve jo gjithmonë njëra ose tjetra është e duhura për ju.

Nëse të dyja opsionet janë shumë të mira, atëherë nuk ka një zgjedhje sepse në fund fati është i njëjtë: madhështor! Ju mbetet thjesht të drejtoni një shigjetë.

Një tjetër profesor psikologjie, përmes një artikulli të shkruar në New York Times e paralelizon këtë me një situatë hipotetike. Mendoni sikur po ju ofrohet një vend pune në një vend të huaj. Puna ka shumë para, promovim dhe një mundësi fantastike për karrierën që keni dashur gjithmonë. Gjithsesi kjo kërkon të zhvendoseni në një vend të ri, të merrni me vete partnerin dhe fëmijën dhe të lini vendin ku keni jetuar për 15 vite.

Shumica e njerëzve para se të japin një përgjigje do të vënë në peshore avantazhet dhe disavantazhet e kësaj situate. Ideja e të peshuarit të gjërave ju bën të mendoni se po shkoni drejt zgjedhjes së duhur, por jeta, puna apo dashuria nuk funksionojnë kështu.

Fatkeqësisht nuk ka një formulë matematike për të bërë zgjedhjen e saktë. Në realitet të dy individët mund të jenë njerëz dhe partnerë shumë të mirë, por në fund është vetëm intuita juaj që mund t’ju shpëtojë.

Mendoni se dikush mund të dojë dy njerëz në të njëjtën kohë?

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

Protesta kundër kryeministrit izraelit Netanyahu në Kuds

Ngjarja e ardhëshme

Akullnaja e Himalajes në Indi ‘shkëputet’ dhe përplaset në një digë, 150 persona besohet të kenë vdekur nga vërshimet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian