A ka pasur përleshje brenda Kombëtares së Kosovës? FFK ta sqarojë opinionin

Ka pasur apo jo përleshje brenda Kombëtares së Kosovës? Cila është e vërteta? 

Në shkrimin e djeshëm në gazetën “Bota sot”, kemi shkruar: “Një dihet, Challandes është në udhëkryq pa semafor! A mos vallë ka probleme më të mëdha se sa shihen në sipërfaqe? A do të del diçka tjetër pas ndeshjes me Greqinë, se problemi është më i thellë brenda Kombëtares se sa shihet në sipërfaqe? Gjithçka do të shihet me kohë!”. Në fakt komentatori i mirënjohur, Agim Kasapolli, sonte ka dhënë një deklaratë shqetësuese.    

“Kam informacione se Berisha dhe Zhegrova janë përleshur në zhveshtore”, tha Kasapolli për “T7”.

A ka pasur apo jo përleshje, gjithçka duhet të sqarohet!

Në kombëtare, për në Athinë munguan Valon Berisha dhe Edon Zhegrova!  Jo vetëm kaq, çfarë po ngjanë brenda Kombëtares?

Deklarata e Kasapollit jep shumë sinjale dhe që duhet sqaruar fije e për pe opinionin, sidomos Federata e Futbollit të Kosovës, duhet tër reagojë dhe të tregoj vetëm të vërtetën, nëse ka pasur përleshje: ta thonë se ka pasur dhe nuk kemi pse të fshihemi.

E dyta, Bernarnd Challandes nuk e ka ftuar Bernard Berishën në Kombëtare! A ka gisht dikush tjetër që Bernard Berisha mos të ftohet nga selektori? Shumë pyetje që dojnë përgjigje!

Diçka po zihet! Fundja, deklarata e Kasapollit, se ka informacione edhe për përleshje, kjo është shumë shqetësuese.

Ngjarja paraprake

As pa u mbushur 24 orë, Policia vendos 171 gjoba për mos mbajtjen e maskës

Ngjarja e ardhëshme

Rama tregon pse ndryshoi mendim për mbajtjen e maskave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian