A ka ndodhë që pas shkurorëzimit, të ndodh kurorëzimi?

Ekzistojnë një mori “arsyesh “ e arsyetimesh të Isa Mustafës, në mendjen e tij, por, nuk e di edhe në mendjen e të tjerëve në organet më të larta të parties, që për hir të paqes dhe qetësisë në shtëpi, shkohet kundër qëndrimeve unanime se nuk bëjmë koalicion me partitë e PAN-it, po, ja që “për interes të shtetit” duhet hequr dorë që qeveria e kontrabanduar pas orëve të mesnatës, ka filluar të dridhet deri në kolaps.

Çdo gjë artificiale nuk ka jetë të gjatë, sepse, kontrukdioni i kësaj ngrehine e quajtur qeveri, nuk është shprehje e vullnetit të popullit.

Produkt i kujt është kjo qeveri dhe mënyra së si është formuar, që në start është vlerësuar (intimisht edhe koalicioni), por edhe opinioni se diçka që formohet nëpër kurrizinë dhe duke e shkelur dikënd tjetër, mund të jetë e suksesshme.

Tani, i gjetur para aktit të kryer në rrethanat në të cilat gjendet Kosova, rreth akuzave dhe pritja në konfirmimin e tyre nga Gjykata Speciale, që nënkupton një ndryshim të piramidës shtetërore dhe atyre partiake, ky, Isa Mustafa, i kapur sikur i m’piti për gardhi, bisedon më ata të cilët i mbajnë veshët hapur se kur po ju cingërron zilja e derës për të udhëtuar për Hagë nën akuza të rënda, që i bie se vetëm ta mbajë gjallë këtë qeveri, bisedon me dreqin e fatkeqin, sepse çdo ndryshim është me fatalitet, si për të akuzuarit nga GjS, si për ata të akuzuarit nga gjykatat vendore. Fundi, duket të jetë i errët për të gjithë.

Në gjendje të panikut, çdo vendim i tanishëm që përmes koalicionit hibrid LDK-PDK dhe të tjerët, nëse nuk përzihen, sepse “tortja” e qeverisë do të jetë e vogël dhe nuk do të ketë pjesë për të gjithë, atëherë, kujt do t’i tregohet dera dalëse, që nuk do të shkojë aq lehtë. Siç thotë populli, ua ka pa hallin të vegjëlve, të cilët pa mëshirë do t’i largojë. E, kur të lutesh dikënd, ai e kërkon atë që atij i konvenon.

Marrëveshja e 4 shtatorit, e cila po trumbetohet si “historike e suksesshme” është utopi dhe mashtrim, i cili po tentohet të keqpërdoret për të mbetur në pushtet, por sa më shumë të vazhdohet me këtë agoni, dëmi është në rritje me pasoja, të cilat nuk mund të rikuperohen lehtë.

Këto dy parti, as nuk e duan e as e respektojnë njëra-tjetrën që nga “martesa” e parë e tyre, por anipse janë të rralla kunorizimet pas shkurorëzimit, megjithatë, po ndodhka edhe kjo. E kaluara e tyre, nuk ka qenë serioze, ia kanë vë ndërskamcat njëri-tjetrit dhe tani, po bëhet një “rimartesë” e zorit dhe e halleve nga të cilat vuajnë të dyjat.

Po mundohen ta “mashtrojnë” opinionin, por ma e keqja është së po e vëjnë në “lajthitje” edhe bashkësinë ndërkombëtare, duke i siguruar ata se gjërat, do të përmirësohen?!

Po, si mund të ndodhë kjo kur nga Raporti i fundit i BE-së rreth plotësimit të kushteve për liberalizim të vizave, sipas qeverisë, Kosova i ka plotësuar të gjitha, ama, nëse janë plotësuar 99%, një përqindëshi që po duan me e minimizuar pushtetarët, bëhet fjalë për krimin dhe korrupsionin për të cilin bash asgjë nuk është ndërmarrë, deri më tani.

Shtrohet pyetja se kush janë ata që duhet t’i luftojnë këto dukuri?!

Si mund t’i luftojnë ata, të cilët akuzohen mu për këto dukuri, të cilat i kanë rrënjët nga jeta e përbashkët martesore e jashtëmartesore e po këtyre dy partive të cilat, kur qeveria Kurti filloi me tërë seriozitetin me prioritet të shtuar të luftojë këto dukuri, këta i rroku paniku dhe u lëshuan në aksion si aleancë e të korruptuarve të deritanishëm që ky qëndrim i qeverisë me çdo kusht të pengohet e pamundësohët.

Këta të PDK-së, krerët e të cilës do të ballafaqohen me drejtësinë në GjS, Isa Mustafa, krejt shpresat i ka te Agim Veliu, i cili do të jetë “plaf” i keqpërdorimeve të tij, prandaj, ai, siç edhe veproi, për ta mbajtur Ministrinë e Punëve të Brendshme e sakrifikoi edhe qeverinë pjesë e së cilës ishte edhe partia e tij.

Tani, si i qartun, i vërsulet zonjës Vjosa Osmani me lloj-lloj akuzash e ofendimesh, por zonja e hekurt, është e vendosur t’i përmbahet parimeve të saj, me transparencë, jo servilizëm dhe luftë ndaj dukurive negative, me çdo çmim.

Zonja Osmani, është përcaktuar sipas qëndrimeve të saj që, nuk po u përputhkan me ato të partisë, alias Isa Mustafës, që, më mirë të jetë një qytetare si të gjithë të tjerët, por besën e dhënë elektoratit, nuk do ta ndryshojë dhe do ta mbajë. Elektorati, këtë, nuk do ta harrojë.

Rreziqet e “zotimit” të “marrëveshjes” së 4 shtatorit, që nga Ujmani, “minishengeni”, autostradat, linjat jo adekuate hekurudhore, limani i Durrësit, lojëraa dhe mashtrime të Edi Ramës, po qësenuk ndërhyhet menjëherë, pasojat, politike, ekonomike e ndërkombëtare, do të jenë shumë të dëmshme në periudhat e ardhshme për Kosovën, e cila, ende pa e përfunduar shtetësinë e saj me këta e kufij e me këto asete ekonomike që po tentohet të bashkëpronësohen me Serbinë, janë fragjile.

Këto veprime, të cilave po u jep zjarr Edi Rama, janë në favor të Serbisë së Madhe duke e fuqizuar atë si lidere të Ballkanit.

Në lojë janë BE-ja dhe ShBA-të, të cilat, duke iu kundërvënë njëra-tjetrës së kush duhët ta merr primatin, anipse BE-ja është e vetëdijshme se pa SHBA-të, asgjë me suksss të qëndrueshëm nuk mund të përfundojë, Kosova ka mbet sikur kur dy luaj ngatërrohën për prenë e zënë, por, vështirë po merren vesh.

SHBA-të, më të drejtë e akuzojnë BE-në se e ka tepruar në pafund rreth liberalizimit të vizave, BE-ja e përçarë dhe me probleme të brendshme, nuk po mund të dal nga rrethi vicioz, i cili ka mbetë një kohë të gjatë.

Si të sillemi ne në këto rrethana?!

Ngjarja paraprake

Ish-ministri i LSI në krah të Ramës për shkrirjen e partive të vogla: Parti të tilla, herët a vonë shuhen

Ngjarja e ardhëshme

Senati i Meksikës voton konfiskimin e pasurisë së fondeve publike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian