A ka mbërritur varianti britanik në Shqipëri, priten rezultatet e para nga Gjermania

Pak ditë më parë, një vajzë shqiptare që ishte nisur nga Rinasi u konfirmua me variantin britanik të virusit, pas testeve që kreu në Gjermani.

Epidemiologët kanë rritur alarmin se në Shqipëri mund të jenë duke qarkulluar edhe variante të tjera të Covid-19.

Zyrtarisht në Shqipëri kemi qarkullim vetëm të variantit të parë të Sars Cov 2, deri në marrjen e rezultateve të mostrave të dërguara në Berlin.

Nisur nga shifrat e larta të infektimit, laboratori i Institutit të Shëndetit Publik ka dërguar një kampion mostrash në Berlin, prej ku edhe pritet konfirmimi se çfarë variantesh të Covid ka prekur popullatën.

“Epidemiologët e terrenit raportojnë në lidhje me identifikimin e këtyre mutacioneve. Identifikim në laboratorin tonë akoma nuk kemi të mutacioneve, por jemi duke përgatitur një kampionaturë të përzgjedhur për të dërguar në laboratorin e referencës në Berlin, përsa i përket idenfikimeve më të thelluara”, – tha virologji Iris Hasibra për Klan.

Muaji Shkurt ka sjellë rritje të testimeve, të cilat janë përafruar deri në 4000 brenda 24 orëve, kjo sipas virologes ka sjellë edhe rritje të rasteve pozitive.

“Pozitiviteti është i lartë sepse kjo është një rritje progresive, sa më shumë testime bëhen dhe ka një progresivitet në lidhje me kapjen sa më të shpejtë të të gjitha rasteve pozitive me Covid”, shtoi ajo, lidhur me rastet e fundit në rritje.

Ngjarja paraprake

Rummenigge sulmon Bierhoff dhe i jep një lajm të keq Gjermanisë: Nuk ka qenë i ndershëm

Ngjarja e ardhëshme

Nuri, Promes, Haller, Onana dhe të rinjtë në arrati: Të gjitha rastet e Ajax, nga grotesku te shqetësuesja!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian