“A ka gjë më flagrante?”/ Berisha: Sot parlamenti shqiptar hoqi nga rezoluta fjalën “genocidi serb”?

Gjatë intervistës së tij për gazetarin Alfred Lela në “Politik On”, ish kryeministri Sali Berisha, i pyetur nëse persekutorët po kthehen në viktima dhe anasjelltas, u shpreh se, nuk duhet të fajësojmë ndërkombëtarët për fajet tona.

Sipas tij, Europa dhe partnerët ishin ata që sollën lirinë në Kosovë.

Berisha shtoi edhe një fakt tjetër. Sot, sipas tij, parlamenti shqiptar hoqi termin “genocid serb” nga rezoluta.

Sali Berisha: Europa dhe partnerët na bënë njerëz të lirë ne në Kosovë. Europa dhe partnerët, Kasapin e Ballkanit, e ndrynë pas hekurave në Hagë. Por Europa dhe partnerët nuk mund të bënin shqiptarët. Nuk i thanë kurrë shqiptarëve mos hetoni krimet dhe genocidin, nuk u thanë kurrë mohoni krimet dhe genocidin. Na duhej ta mohonim se duhej të përqafoheshim me Sllobon e ri. Na duhej të mohonim që shpëtonim nga dosjet. Pra, është kollaj të akuzosh të tjerët.

A ka fakt më flagrant se sot parlamenti shqiptar heq nga rezoluta fjalën “genocidi serb”?! A ka gjë më flagrante? Bota na e ka fajin? Fajin e kemi vetë ne zotëri”

Ngjarja paraprake

“Me shpirtin tim, Selvën”- Pasi pranoi hapur lidhjen e dashurisë, Shpat Kasapi prezanton të dashurën dhe flet për planet e së ardhmes

Ngjarja e ardhëshme

​Luani i lindur para 47 viteve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian