A jemi popull që lehtësisht vëhet në “gjumë”?

E gjithë bota po e vrejmë dhe po e kuptojmē për çdo ditë që është në një proces të vetëkërkimit të një mirëqenie dhe të një jete më të mirë dhe më të dinjitetshme për vetën, familjen, kombin, shtetin, fenë, kulturen dhe civilizimin, ndërkaq ne jemi vu në një gjumë të thellë dogmatik!

Ku janë studentët, punëtorët, pedagogët dhe shtresat tjera që nê kohen e okupimit dilnin dhe protestonin edhe për më të voglen shkelje që atëbotë na e bênte Serbia, në sidomos sferën politike ku hangëshe dajak edhe duke qëndruar indeferent..

Mos, demokracia e shpejtuar na e turbulloj mendjen, guximin dhe zellin për të protestuar ndaj padrejtesive, ndaj gjithë këtij krimi e korrupsioni në shtetin tonë?

Keni ju të nderuar miq dhe kolegë përgjigje në këtë gjendje dhe këtë indeferencë kaq të madhe? Apo sërish po mendoni që punët tona të përditshme, të na i ndreqin të tjerët…?

Një gjë duhet kuptuar që të gjithë ne; demokracia ndërtohet dhe kultivohet për çdo ditë ngapak, nga të gjitha shtresat e shoqērisë. Ajo nuk dhurohet, nëse dikush ka menduar kështu! Por, fitohet duke shpalos padrejtësitë, mashtrimet, krimin korrupsionin, etj.

Ngjarja paraprake

Kreu i OBSH: Arritja e imunitetit të turmës përmes ekspozimit ndaj COVID-19, “joetike”

Ngjarja e ardhëshme

Pa sutjena dhe të pasmet në planë të parë, Lynarita çmend fansat

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian