A janë kthyer 2 milionë euro të vjedhura nga kompania në Llapushnik në arkën e thesarit të  shtetit të Kosovës?

Është bërë si praktikë jo e mirë,që pas çdo afere korruptive apo të vjedhës ,,spektakulare,,të parasë publike në Kosovë,kjo mbetët vetëm si lajm i ditës dhe tevona sikur çdo gjë  shkon në ,,muzeun,, e harresës(!).

Para do kohe,u bë lajm i ditës,kur një kompani nga Llapushniku i Drenasit përmes botës së letrave financiare,kur e kur i përvetësoi( i vodhi)2 milionë euro nga thesari i shtetit të Kosovës,që,si thuhet në lajmin e ditës lidhur me kontratën  të punëve të kryera nga tenderët (dikah)në terren të njohur për opinionin.

Lidhur me këtë skandal financiar,ministrja e finanacave Hikmete Bajrami,në ndërkohë doli para  gazetarëve me informatën se përsoni i kompanisë nga Llapushniku posa mbërrini në aeroportin ,,Adem Jashari,, nga Stambolli iu dorëzua policisë së Kosovës dhe 2 milionë euro të përvetësuara përmes letrave zyrtare të hajnisë,do të kthehen në arkën e thesarit të  shtetit dhe do të nis procedura penale ndaj përsonit dhe kompanisë në Llapushnik.

Në dritën e ngjarjes,në vend të debatit,pyesim ministren e finanacave të qeverisë së Kosovës,Hikmete Bajrami, a janë kthyer 2 milionë euro të vjedhura nga arka e thesarit të shtetit nga përsoni dhe kompania në Llapushnik?Për të gjitha rastet e skandaleve që u bën në Kosovë nga individë,për fat të keq,zyrtarë të institucioneve të shtetit tonë,mbetën vetëm një ditë si lajm për opinion dhe tevona ngjarjet e rënda të këtij lloji shkuan në ,,muzeun,,e harresës institucionale dhe të drejtësisë(!).

Ka ardhur koha që në Kosovë të nisin kahet e shtetit ligjor,ndonëse dukuritë e hajnisë në magjën e shtetit sikur na është bërë sëmundje kronike,që,sipas një fjale të popullit,,merrni sa të doni si në bahqe të babës,e mos ktheni asgjë në arkën e shtetit,,(!).

Ministre Hikmete Bajrami,a janë kthyer 2 milionë euro të vjedhura nga thesari i shtetit…?

Ngjarja paraprake

Karaismailoğlu: Në dhjetor do të lançojmë satelitin Türksat 5A, ndërsa atë 5B në pjesën e parë të 2021-tës

Ngjarja e ardhëshme

Eroz Grezda prezanton nënën në ditëlindjen e saj, kjo është vjehrra e Oriola Marashit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian