A i rrezikohet jeta Saimir Tahirit?

Ish-ministri i Brendshëm po mbahet në ambientet e burgut 313, që prej mbrëmjes së të premtes kur gjykata vendosi ta dënojë atë me 3 vite e 4 muaj burg.

Por ish-ministri nuk do ta vuajë dënimin në këtë burg

Kjo për shkak se në këtë burg qëndrojnë të dënuar me rrezikshmëri të lartë, një pjesë e të cilëve janë arrestuar në kohën kur ish ministri ishte në detyrë.

Tahiri po mbahet i izoluar në katin e dytë të godinës numër dy të burgut 313 ku do të jetë në vëzhgim nga autoritetet e burgjeve për arsye të sigurisë së tij.

Burime nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se, në ditët në vijim pritet transferimi i tij në burgun e Rrogozhinës, kjo për shkak se burgu i Vaqarrit është në rikonstruksion.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse të shkosh vetëm në një bar është një ide e mrekullueshme

Story i radhës

Këtë pasdite në Kosovë temperaturat pësuan rënie rapide për 10 gradë

Të fundit nga