A është Luis Suarez sulmuesi më i mirë në La Liga?

Atletico Madrid ka arritur të gjejë një zgjidhje për krizën e golave me ardhjen e Luis Suarez nga Barcelona verën e kaluar.

Në fakt, sulmuesi uruguaian tashmë ka shënuar 17 gola në La Liga këtë sezon. Kjo është e njëjta sasi golash të realizuara nga Alvaro Morata dhe Diego Costa së bashku në edicion e kaluar.

I pari shënoi 12 herë dhe i dyti pesë të tjerë, ndërsa Joao Felix gjithashtu luftoi në sulm në fushatën e tij të parë me Los Rojiblancos.

Suarez kishte kaluar pesë ndeshje pa shënuar para se të mundte Thibaut Courtois për të thyer akullin në derbin e së dielës kundër Real Madridit.

Atletico nuk arriti të merrte të tre pikët në Estadio Wanda Metropolitano, por sulmuesi 34-vjeçar bëri punën e tij në fushë edhe një herë tjetër.

Suarez ka humbur tre ndeshje La Liga këtë sezon për shkak të lëndimit dhe infektimit me COVID-19, por është ende në ndjekje të Lionel Messit për çmimin Pichichi.

Kapiteni i Barcelonës aktualisht kryeson listën e La Ligës si golashënuesi më i mirë me 19 gola, gjersa Suarez ka dy më pak.

Siç zbuloi MARCA disa muaj më parë, marrëveshja e Suarezit me Atletico Madridin përfshin dy bonuse në lidhje me shënimet e golave, në rast se ai shënon 15 dhe 20 gola këtë sezon.

Ish-sulmuesi i Barcelonës tashmë ka fituar bonusin e parë dhe duhet të shënojë edhe tri herë për të marrë të dytin.

Ngjarja paraprake

“Të ndalohet udhëtimi jashtë Tirane”/ Propozimet e Piperos për të frenuar përhapjen e Covid

Ngjarja e ardhëshme

Për 24 orë policia gjobiti 557 qytetarë për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian