A është gati Rashica?

Milot Rashica është rikthyer, por Werderi s’rrezikon me të. Ai ka nisur të ushtrojë me ekipin, por nuk do të jetë pjesë e Werder Bremenit këtë fundjavë ndaj Leverkusenit. Rikthimi i 24 vjeçarit pritet të ndodhë më 16 janar kundër Augsburgut

Milot Rashica po shkon me hapa të sigurt drejt rikthimit në fushën e blertë.

Edhe pse është i gatshëm, Werder Bremeni nuk e ka ndërmend të rrezikojë me vushtrriasin.

Në fakt, trajneri Florian Kohfeldt nuk do ta ftojë përfaqësuesin kosovar për ndeshjen e fundjavës ndaj Bayer Leverkusenit, loja e parë për sivjet në Bundesligë.

“Milot Rashica është rikthyer, por nuk është ende kandidat për lojën me Leverkusenin”, ka thënë trajneri gjerman.

Kjo lë të kuptohet se 24 vjeçari mund të ftohet dhe të luajë për ekipin Gjelbër e Bardhë më 16 janar në ndeshjen me Augsburgun.

Rashica i ka humbur në fakt gjashtë ndeshje zyrtare shkaku i lëndimit.

Ngjarja paraprake

Ulen temperaturat, ky është moti për dy ditët e ardhshme

Ngjarja e ardhëshme

Sermaxhaj flet për skuadrat tona që përgatiten në Shqipëri dhe për përforcimet nga jashtë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian