A është e drejtë që në mënyrë kaq brutale të sulmohet Sali Berisha, nga bashkëpunëtorët dhe miqtë e dikurshëm të tij?!

Pasi që DASH, e shpalli ish-kryeministrin e Shqipërisë, Dr. Sali Berisha person non-grata, kundër tij iu vërsulen edhe ata me të cilët dikur e qeveriste bashkë vendin dhe gëzonin pozita të larta në institucionet e shtetit shqiptar.

Në periudhen në të cilën Dr.Berisha, ishte kryeministër i Shqipërisë me ish-ministrat dhe presidentin e shtetit nga partia e tij PD-ja, kultivonte raporte jashtëzakonisht miqësore, përveç në relacione zyrtare gjithashtu edhe në ato private.

Ani pse 8 vite pas largimit të Dr.Berishës nga politika, DASH e shpalli person non-grata dhe bashkëpuntorët dhe disa nga bashkëpartiakët e tij iu vërsulen kundër tij, sikur qysh moti këto personalitete politike të ushqenin armiqësi dhe urrejtje aq të thellë patologjike ndaj z.Dr Sali Berisha.

A thua duhet të tregoheshin më të përmbajtur kundër Dr.Berishës, ata të cilët pa përkrahjen e Dr.Berishës kurrë nuk do t’i kishin arritur majet e pushteti siç janë z.Lulëzim Basha ministër, z.Bamir Topi, president shteti dhe shumë të tjerë, të cilët sot i janë bashkuar frontit kundër Dr.Sali Berishës …

Dihet se, ambiciet për pushtet i kanë rrënuar raportet edhe në mes të bashkëpuntorëve më të afërt, por të gjykohej drejtë dhe me gjakftohtësi Dr.Berisha, nuk e ka merituar një sulm kaq të pa skrupullt nga ata, të cilët dikur pa përkrahjen e Dr.Salih Berishës, jo ministra dhe president shteti, por nuk do kishin arritur të zënin as pozitat e krytarëve të bashkive.

Shembulli i luftës kundër Dr.Berishës nga ish-bashkëpunëtorët dhe bashkëpartikët e tij për hirë të pushtetit, shpërfaq anën më të errët të një politike pa parime dhe në mungesë gjithashtu të elementeve humane….

Një të vërtetë duhet ta kenë parasysh gjithmonë politikanët: Politika është një fenomen i përkohshëm për gjithësecilin që kyçet në politikë, ndërkaq njerëzorja e përcjellë njeriun gjithë jetën dhe në raste të jashtëzakonshme edhe pas vdekjes …

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A do të shkaktojë nisjen e Luftës së Tretë Botërore kriza në Ukrainë?

Story i radhës

Boçvarski: Fluturimi i parë nga Sofja më 11 shkurt, pres zhvillim të ekonomisë dhe turizmit

Të fundit nga