A ekziston rreziku që Naser Krasniqi ta dridh Federatën?

Duket se ish drejtori të Kombëtares së Kosovës, Naser Krasniqi, po e humb durimi! Duket se Krasniqit gjithçka i ka ardhur në maje të hundës dhe kurrë nuk është më afër që t’i kundërpërgjigjet ashpër Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Krasniqi, sot është kryetrajner i KV M-Technologie nga Prishtina, kampione në fuqi e Kosovës, në konkurrencën e femrave, raportohet se do të luftojë për drejtësi.

Sipas një burimi të afërt me Krasniqin, ai mund ta hap edhe kutinë e zezë, që mund të shkaktojë tërmet 9 ballsh në federatë! 

Kurrë më afër shpërthimit! Krasniqi është i inatosur që finalja e Kupës së Kosovës është vendosur të luhet në Gjilan, pa konsensus mes klubeve!

Krasniqi është i revoltuar deri në pikën e fundit dhe ekziston rreziku që ai mund ta dridh FVK-në!

Ngjarja paraprake

Afrim Gashi bashkësedoi me Ambasadoren e Britanisë së Madhe në vend,Golloway

Ngjarja e ardhëshme

Nuk është më sekret/ Ky produkt të jep më shumë energji se kafja në mëngjes dhe shëron një sërë sëmundjesh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian