A e dini që qentë i zgjedhim sipas personalitetit tonë?

Ekzistojnë hulumtime shkencore të cilat tregojnë se qentë i zgjedhim sipas karakteristikave vetjake

Njerëzit më të shoqërueshëm zgjedhin buldogë dhe qenë gjuetie. Personat fantazues zgjedhin qen të vegjël: pudlën dhe langonjtë italianë.

Njerëzit më shpesh zgjedhin qen të cilët u janë të ngjashëm. Për shembull, njerëzit me flokë të gjatë zgjedhin racat me veshë të gjatë.

Natyrisht, është më mirë të zgjedhësh sipas pasioneve dhe stilit të jetës.

Qen të mirë për njerëz të cilët i duan aktivitetet në natyrë janë dobermanët dhe ruajtësit australianë të deleve.

Nëse keni probleme me humorin dhe me depresionin, ndoshta do të mund t’ju ndihmojë kanakari i ëmbël siç janë mopsi apo shiba inu.

Në rast se keni probleme me gjumin, do të mund të blini qenin i cili dëshiron të përkëdhelet siç janë langoi dhe ruajtësit e deleve.

Disa qen janë më të mirë me fëmijët – për shembull, bigët dhe boksierët. Mirëpo, nëse kërkoni racën e cila do t’ju dojë – çdo qen është për ju!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lloga reagon ndaj Lëvizjes Besa për 20%

Story i radhës

Osmani: Autorët e krimeve të tmerrshme në Buçë duhet të mbajnë përgjegjësi

Të fundit nga