a e din betimin e uck se mos um hin okolla plas debati mes sokolit dhe statovcit 655bf41565255

“A e din betimin e UÇK-së”, “mos um hin okolla”: “Plas” debati mes Sokolit dhe Statovcit

November 21, 2023
1 minut lexim

Debat i ashpër është zhvilluar mes Bylbyl Sokolit dhe Faruk Statovcit në emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Arsyeja e debatit ka qenë rreth teorisë së kombit, ku Statovci e ka marrë si shembull pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA.

”Kombëtarja e Shqipërisë ka qenë, pse kanë lobu gjenerata të tëra për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, kanë kajtë gjinja kur është pranuar. A e din çfarë gëzimi ka pasur?,” ka thënë trajneri i Phoenix.

Teksa, Sokoli iu është kundërpërgjigjur duke pretenduar se Statovci nuk dinë lidhur me demostratat e vitit 1981.

”Faruk, ti nuk dinë hiç për ato demostratat. Asnjë demostratë nuk ka qenë pa bashkim, krejt porositë janë për bashkim. Ti nuk e dinë çka janë dhe nëse s’dinë nuk duhet të hish dhe të flasësh,” tha trajneri i mirënjohur.

Statovci vazhdoi duke mbrojtur argumentet e tij.

”Pse a s’ka pasur brohoritma Kosova Republikë? A ka pasur? Ty po ta boj pyetjen, mos um hin okolla. Le profesor, se e di saktë që ka pasur,” tha ai.

Sokoli e pyeti nëse e dinë betimin e UÇK-së, ndërsa Statovci tha:”Tash a dojna me knu bashkë, a e knojmë?”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

maqedonia barazon ne shkup ndaj anglise 655bf2b5e76c7
Story i mëparshëm

Maqedonia barazon në Shkup ndaj Anglisë

santiana zbulon se babain biologjik e ka takuar tek ne moshen 18 vjece 655bf66e0b56e
Story i radhës

Santiana zbulon se babain biologjik e ka takuar tek në moshën 18-vjeçe

Të fundit nga

Kuvendi sërish në pauzë njëorëshe

4 Shkup, 14 maj – Kuvendi sërish nuk mund ta konstatojë rendin e ditës të mbledhjes së 48-të, sepse me kërkesë të deputetit Sasho Jançev nga E Majta është në pauzë deri
ShkoLartë